MENU
klinika

"Në hotel shumë pastër, por jashtë…"

Plehrat zhgënjejnë turistët në Golem

21.06.2021 - 12:18

Kanali i ujërave të larta që nis nga zona e banuar e Golemit dhe vijon në zonën turistike të Pishave të buta, përgjatë rrugës ”Ismail Qemali” e përfundon në det është rehabilituar së fundmi.

Megjithatë ujërat e ndenjura e kanë kthyer atë në një vatër ndotëse mjaft problematike për banorët dhe turistët e shumtë që frekuentojnë zonën në këtë sezon. Shqetësim është dhe mos tërheqja e mbetjeve nga kazanët ditët e fundit, si dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

“Më shumë na shqetëson puna e plehrave. Këto 2-3 ditë ka pasur një ngërç”.

“Golemi është plot me plehra. Nuk e di a s’kanë makina, a s’kanë punëtorë. Është turp dhe nga turistët. Është dhe kanali që të vjen neveri dhe vete në det ai kanal”.

Lidhur me situatën e mbetjeve urbane, bashkia Kavajë bën me dije se pasi ka firmosur kontratën me kompaninë koncesionare është mbledhur këshilli bashkiak për të miratuar ndryshimet që sjell në buxhet kjo marrëveshje bashkë me kërkesën financiare që i bëhet Ministrisë së Financave për mbështetje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një grua humb jetën rrugës për në spital

Aksident i rëndë në Golem, përplasen tre automjete