MENU
klinika

Presidenti i Bullgarisë: Duhet dialog i drejtpërdrejtë

“Mbështesim integrimin europian të M. së Veriut”

10.06.2021 - 10:22

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka dhënë sinjale përmirësimi në raport me integrimin e Maqedonisë së Veriut.

Radev në një videoconference me Presidentin e PE, David Sassoli ka theksuar qartazi se Bullgaria e mbështet Maqedoninë e Veriut në integrimin e kësaj të fundit për në BE. Ai thekson se duhet dialog i drejtpërdrejtë në mënyrë që të ketë përparim real dhe rezultate mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.

Momentalisht Bullgaria është në prag të zgjedhjeve të parakohshme, por dhe qeveria kujdestare nuk ka ndryshuar qëndrimin për veton ndaj negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE. Veto e Bullgarisë mund të ndikojë direkt edhe tek Shqipëria.