MENU
klinika

Pak ditë pas shkarkimit nga Parlamenti

Presidenti Meta i rikthehet konferencave të përjavshme

11.06.2021 - 10:04

Presidenti Ilir Meta i rikthehet komunikimeve me median të premteve në mesditë, një “traditë” e vendosur kjo nga kreu i shtetit gjatë periudhës para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Presidenca njofton se sot kreu i shtetit do të ketë një bashkëbisedim me gazetarët në orën 13:00 të drekës.

“Rikthehen konferencat per medias te se premtes. Sot Presidenti Meta ne bashkebisedim me gazetaret ne ora 13:00, ne Institucionin e Presidentit”, thuhet në njoftimin për mediat nga Presidenca.

Kjo vjen pak ditë pasi Parlamenti e shkarkoi me 104 vota pro Presidentin Meta.