MENU
klinika

Ka edhe 1 ndeshje

Prishtina kalon me sukses ndeshjen e parë të Champions

22.06.2021 - 22:00

Prishtina, kampionia e Kosovës, fitoi ndeshjen e parë turit paraeliminator të Champions League. Në “Elbasan Arena”, bardheblutë fituan 2-0 përballë ekipit të San Marinos, Folgore.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, Krasniqi në minutën e 51-të dhe Hoti në minutën e parë shtesë. Prishtina kalon në finale e turit paraeliminator, teksa pas 4 ditësh do të luajë po në Elbasan Arena.

Prishtina në finale do të përballet me Inter Escaldes të Andorras, që fitoi 1-0 në “Niko Dovana” të Durrësit ndaj kampionëve të Ishujve Faroe. UEFA ia besoi FSHF-së këtë tur të Champions League.