MENU
klinika

Shkencëtarët zbulojnë arsyen

Pse njerëzit pinë duhan dhe alkool njëkohësisht?

14.06.2021 - 08:23

Shkencëtarët mund të kenë zbuluar arsyen pse njerëzit bëhen duhanpirës socialë ndërsa konsumojnë alkool, dhe kjo arsye ka qenë e lidhur me shtyrjen e gjumit

Studiuesit nga Universiteti i Missourit besojnë se njerëzit i dëshirojnë efektet e nikotinës – si një stimulues gjatë pirjes, sepse ndihmon në lehtësimin e ndjenjës së përgjumjes të shkaktuar nga alkooli.

Studimi, i botuar në revistën Neurochemistry, paraqet efektet e nikotinës dhe alkoolit në trurin e minjve.

Në studimin e trurit të këtyre kafshëve, shkencëtarët kanë zbuluar se nikotina ndihmon në shtyrjen e gjumit që stimulohet nga alkooli.

“Në këtë mënyrë, ne kemi provuar që nikotina funksionon duke shtyrë efektet e përgjumjes së shkaktuar nga alkooli përmes trurit.”