MENU
klinika

Telefonata misterioze vonoi kthimin

Publikohen pamjet e princeshës Diana një natë para aksidentit

21.06.2021 - 12:25

Një dokumentar i publikuar së fundmi tregon momentet e fundit të princeshë Dianës me të dashurin e saj sekret miliarderin Dodi Fayed.

Mediat e huaja kanë publikuar fotot e çiftit vetëm pak momente para aksidentit fatal ku humbi jetën Diana. Çifti ndodhej në Francë për të kaluar një fundjavë, por që duket se ishte dhe udhëtimi i fundit i tyre.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje në dokumentarin e publikuar thuhet se ish-shoferi dhe bashkëpunëtori i princeshës Diana, Colin Tebbutt, ka pohuar se ajo dhe Fayed duhej të ktheheshin në Britani, por qëndruan edhe një natë më shumë në Paris, pas një telefonate që mori Diana.

Në rast se ajo do të ishte kthyer siç ishte planifikuar, ndoshta aksidenti do të ishte shmangur.

Tebbutt bën me dije se dhe pse telefonata nuk është zbardhur dyshohet se ajo kishte të bënte me një çështje politike.

Historia e princeshës Diana me miliarderin Fayed është një nga më të bujshmet dhe ka pasur teori konspirative, se ajo është vrarë me qëllim, pikërisht për shkak të kësaj historie, pasi Pallati Mbretëror nuk mund ta pranonte një skandal të tillë.

Ndërkohë në ekspertizën përfundimtare në lidhje me aksidentin e princeshë Dianës, thuhet se ngjarja ka ndodhur pasi makina e tyre kërkonte t’iu shmangej paparacëve.