MENU
klinika

Moto GP

Quartararo do të niset për herë të pestë i pari

05.06.2021 - 16:07

Piloti francez i Yamahas, Fabio Quartararo, ka siguruar “pole position” sot pasdite në pistën e Katalunja (Barcelona-Spanjë). Ai dha kohën 1’38”853, duke treguar se motori japonez është më i shpejti këtë sezon.

Ky është “pole” i pestë radhazi për Quartararo, kryesues i botërorit të Moto GP. Në vendin e dytë u klasifikua motori Ducati i Jack Miller dhe pas tij u klasifikua francezi Johann Zarco, me Ducati Pramac, një treshe që do të jetë në vijën e parë të nisjes.

Për herë të parë për këtë sezon arrin të hyjë në grupin e më të mirëve edhe italiani Valentino Rossi me Yamaha Petronas, i 11-ti. Gjithsesi, Rossi deri më tani ka bërë një sezon për t’u harruar.