MENU
klinika

'Ka hapur dyert në shërbim të komunitetit"

Rama publikon pamjet nga materniteti i ri i Lezhës

03.06.2021 - 09:06

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga materniteti i ri i Lezhës dhe foshnjat e para që kanë lindur aty.

Në videon e publikuar nga kryeministri shfaqet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me stafin e spitalit dhe nënat e reja, të cilave i shpërndanë lul dhe i uron, ndërsa i jep edhe çekun e bebeve, për foshnjat e tyre.

“Të të rrojë vajza”, shprehet ministrja.

“Faleminderit jemi shumë të kënaqur për kushtet që na keni krijuar, faleminderit.”, thotë një nënë e re.Gjatë videos flet edhe një mjek, pjesë e stafit i cili shprehet se kushtet janë bashkëkohore dhe pajisjet e fundit.

Postimi

“MIRËMËNGJES me foshnjat e para që kanë ardhur në jetë në Maternitetin e Ri të Lezhës, i cili tashmë ka hapur dyert në shërbim të krejt komunitetit lezhjan dhe zonave përreth, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

Prej një viti e gjysmë nuk depozitohen më aty mbetjet

Kryebashkiakja e Kurbinit: Është e qëllimshme

Një ditë pas kritikave të Ramës për mbetjet

Laç/ I vihet flaka vend grumbullimit të plehrave

Shpërndante kanabis në një lagje

Lezhë/ Arrestohet 40-vjeçari

Vaksinimi i fëmijëve dhe doza e tretë

Manastirliu: Komiteti Teknik vendos nesër