MENU
klinika

Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit pranë OKB-së

Reagon Rusia: Jemi të gatshëm për bashkëpunim

16.06.2021 - 17:15

Rusia ka reaguar për votimin e 5 shteteve si anëtëare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ministria e Jashtme ruse bën me dije se janë në mbështetje dhe të hapur për bashkëpunim me këto shtete ku bën pjesë dhe Shqipëria.

“Ne presim që pjesëmarrja e atyre shteteve në punën e Këshillit të ndihmojë në forcimin e rolit qendror koordinues të KB në çështjet globale, për të rritur ndikimin dhe efikasitetin e saj. Pala ruse është e gatshme për ndërveprim të ngushtë me anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që t’i përgjigjet me sukses sfidave dhe kërcënimeve në paqen dhe sigurinë globale”, thekson MPJ e Rusisë për mediat ruse.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë 5 anëtarët e përkohshëm të cilët iu bashkuan Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së. Votimi për anëtarësimin e tyre u zhvillua në 11 qeshor në New York.

Shqipëria mori 175 vota pro nga 190 shtete pjesëmarrëse duke iu bashkuar Këshillit të Sigurimit në OKB për herë të parë. Si pjesë e një prej strukturave kryesore të OKB-së, Shqipëria do të marrë pjesë në misione të rëndësishme të OKB-së për ruajtjen e paqes në Europë dhe në Botë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit

DW: Shqipëria ngjitet në çatinë e botës po me cilat prioritete?