MENU
klinika

Miqësorja

Reja ndryshon formacionin, 4 lëvizje ndaj Çekisë

08.06.2021 - 19:05

Përsëri do të ketë ndryshime në formacionin e Kombëtares shqiptare. Kësaj here janë katër të tilla. Reja ka preferuar të bëjë disa ndryshime nga ndeshja e fundit me Uellsin, duke hedhur në fushë nga minuta e pare: Trashin, Veselin, Kallakun dhe Çikalleshin.

Në portë do të luajë titullar përsëri Gentian Selmani. Treshja e mbrojtjes nuk ndryshon: Kumbulla, Ismajli dhe Gjimshiti. Në mesfushë janë Trashi, Bare, Abrashi, Kallaku dhe Veseli. Sulmi kuqezi do të përbëhet nga dyshja Cikalleshi e Manaj.

Pas barazimit pa gola ndaj Uellsit, kuqezinjtë e Edi Rejës, do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv, për të mbajtur lartë moralin, në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës.

Vlen të theksohet fakti se çekët janë pjesmarrës në Europianin që starton më 11 qershor, duke u pozicionuar në grupin D së bashku me Anglinë, Kroacinë dhe Skocinë.