MENU
klinika

Euro 2020

Rekordet që u vendosën në sfidën Portugali-Gjermani

19.06.2021 - 20:51

Në ndeshjen e dytë të Grupit F të Euro 2020, Gjermania mposhti 4-2 Portugalinë dhe mori 3 pikët e para pas humbjes së pësuar kundër Francës. Gola dhe spektakël në Allianz Arena.

Në këtë sfidë u realizuan dy autogola. Dhe deri tani në Euro 2020 janë 5 autogola, një numër rekord në historinë e Evropianit. Gjermania gjithashtu është bërë kombëtarja e parë që arrin dhe kalon numrin e 300 golave të shënuar në turnetë madhorë, 302 në total.

Jo vetëm 2 autogolat e shkaktuar, Portugalia ka vendosur një tjetër rekord negativ, pas disfatës 2-4 ndaj Gjermanisë, në sfidën e vlefshme për Grupin F.

Luzitanët janë kampionët e parë në fuqi në historinë e Kampionatit Evropian që pësuan katër gola në një ndeshje të vetme në këtë kompeticion.

Vlen të theksohet fakti, se ndeshjen e fundit të grupit, Portugalia do e luajë ndaj Francës, teksa me humbjen e sotme, rrezikon të mos kalojë grupin. Gjithçka do të varet nga rezultati i përballjeve me “gjelat”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN