MENU
klinika

Po e mbante të fshehtë

Reperja e famshme në pritje të ëmbël

28.06.2021 - 10:00

Cardi B dhe Offset do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e dha vetë reperja teksa zbuloi barkun e rrumbullakosur gjatë paraqitjes së saj në “BET Awards 2021” të dielën teksa konfirmoi se ajo dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të fëmijës së dytë.

Ajo u ngjit në skenë me një veshjë që ekspozonte barkun e rrumbullakosur. Reperja ndau një postim në rrjetet sociale pas performancës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: #2.

Ky lajm ishte një surprizë goxha e bukur për të gjithë fansat pasi shtatzania vjen pak kohë pasi çifti konfirmoi ribashkimin. Dyshja janë prindër të vajzës Kulture Kiari Cephus, e cila lindi në korrik të 2018-ës.

Kujtojmë se vite më parë Cardi B ka punuar si striptiste në lokale nate dhe ajo e ka pranuar publikisht se jeta e saj ka ndryshuar plotësisht pas mori famën që ka sot. Në një postim në Instagram, reperja ka folur hapur e ka rrëfyer se çfarë ndodhi me të pas suksesit të jashtëzakonshëm në vitin 2017 me hitin “Bodak Yellow”.

“Pse jam gjithmonë kaq e uritur?! Ju betohem që nuk kam qenë kurrë kaq e uritur kur isha e varfër”, ka shkruar ajo në një postim në “Twitter”.

Këngëtarja ka thënë më herët se ajo ka qenë më e lumtur para famës.

“Mendoj se kam qenë pak më e lumtur 2 apo 3 vite më parë, kur kisha më pak para. Kisha më pak njerëz që jepnin mendime për jetën time. Ndjeja se jeta ime ishte e imja. Ndërsa tani më duket sikur nuk është jeta ime. Më duket sikur bota ka në duar jetën time”, është shprehur ajo në një intervistë të dhënë pak kohë më parë.