MENU
klinika

Lubonja: Kanë paqartësi, duhet të njohin vetveten dhe armikun

Ringritje e PD? Zheji: Moda e fundit është antiopozitarizmi dhe sulmet ndaj Bashës

18.06.2021 - 15:00

Analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji të ftuar në emisionit ‘’Pikat mbi i’’ të Ola Brukos në News24 kanë diskutuar për strategjinë e PD pas konfirmimit të Bashës si kryetar.

Zheji thotë se moda më e fundit në Shqipëri është antiopozitarizmi me qendër sulmet ndaj Bashës. Ai thotë se Basha është kampion i prurjeve të opozitës në zgjedhjet e fundit.

Ndërkohë Lubonja ka disa kritika për PD, duke thënë se duhet të njohë vetveten dhe armikun që ka përballë. Për analistin, tashmë PD nuk ka kundërshtar vetëm qeverinë, por edhe SHBA-të.

Ai sugjeron që PD duhet të mbajë qëndrim të prerë se çfarë do të bëjë për shumë çështje, si lufta ndaj qeverisë aktuale, marrëdhëniet me SHBA apo pozicionimin për Sali Berishën.

 

 

 

ARTUR ZHEJI: Nuk e di, që të bësh analizën e një fenomeni, do një formë kohe të dekantojë, të kullojnë disa gjëra, të kuptohet esenca, të kuptohet ajo që ndodh. Mua më duket shumë tronditëse, kam vënë re antiopozitarizmi është bërë moda e fundit më e fuqishmja dhe më e sponsorizuara. Rrethohesh befas nga antiopozitarë, është bërë e modës hajde të sulmojmë opozitën.

Më pas është dhe moda e dytë, në qendër të antiopozitarizmit të sulmojmë Lulzim Bashën. Ai gjithsesi ka qenë kampion i prurjeve të opozitës. Janë apo jo të mjaftueshme për të rrëzuar qeverinë?

A është kjo maksimalja?

Nuk janë spontane. Nuk janë të nisura, nuk kanë piknisje interesin publik, por të mazhorancës. Ndodh që e shoh këtë orkestrim, tinguj, akorde, teza që qarkullojnë e shtegtojnë në media. Pra paaftësia e Bashës për një lëvizje të fortë për të rrëzuar qeverinë, Basha i ndërarur nga Berisha, Basha në marrëveshje me Ramën, dhe e katërta mos besoni tek Basha. Pra është bombardim, mos besoni tek Basha, mos besoni tek Basha.

Antiopozitarizëm, dhe në kulmin e tij antiBashist.

FATOS LUBONJA: Po e nis nga ajo që tha Zheji. Vlen të diskutohet ajo që tha Zheji. Edhe unë dalloj një, këtë që thotë Zheji. Por nuk e absolutizoj. Në kuptimin që, jo çdo gjë është instrumentale se është e orkestruar. Nuk merrem me ata që i trajtoi Zheji..

Merrem me dëshpërimin e njerëzve, kur s’ke çfarë i bën gomarit i bie samarit është ajo shprehja. Njerëzit kanë dëshpërim dhe e kanë më lehtë ta shfryjnë tek opozita. Duan shpresë dhe prap thonë a e ndërtoj dot tek kjo opozitë. Një pjesë e reagimeve ndaj Bashës lidhen me këto.

Lidhur me ndryshimin që pritet, pyetja juaj është njëçik çfarë do ndodhi. Mes asaj dhe çfarë duan të ndodhi, dhe çfarë duam ne të ndodhi.

Do thoja dy gjëra për PD. Bën pjesë tek kritika, kam kritika. Rregulli numër 1 i politikës është njih vetveten, çfarë përfaqëson, vizionin, dëshirat.

Rregulli numër 2, një kundërshtari ose armiku. Në vendin tonë është e ngatërruar, janë mes kundërshtarit ose armikut. Pra njih armikun. Në të dyja rastet, e shoh PD që ka probleme të mëdha, nuk njeh vetveten, kë s’përfaqëson. E shoh me ambiguitete të mëdha. E dyta, edhe sa i përket kundërshtarit apo armikut, është regjim, s’është regjim, fitohet apo jo me zgjedhje. Nuk ka qartësuar problemet. Basha është përgjegjësi kryesor që ka këto paqartësira. Nuk njeh vetveten. S’them që s’do të vijë në pushtet, dhe kundërshtarin herë e bën se mund të hysh, herë thotë Rama-Dashi-Rakipi, pastaj Rama-Doshi. Çfarë raporti ke me oligarkët? Janë shumë mjete që PD i ka të paqarta.

Qëndrimin me SHBA, ambasdën, për Berishën. Ky është kundërshtar dhe armik. Kundërshtar them një lojë e barabartë, ke arbitër. Po e përdor si armik, kur ai përdor mjete mbi rregullat e lojës. Kur ai bën shantazhe, diversione, të vjedh vota me kriminelë. Gjithë këto janë armikë.

ARTUR ZHEJI: Tani, Basha mendoj që ndoshta nuk ka të qartë, siç nuk e ka të qartë askush në Shqipëri, si ka mundësi që vijohet një lojë politike apo ndeshje e fortë me këtë mazhorancë kur nuk ka arbitër ndërkombëtar, s’ka arbitër fare, as arbitër drejtësie, as diplomacia. Ne jemi një vend i vogël, pa kulturë demokratike. Nga pavarësia në ecuri të mëtejshme, monarki, lufta, diktatura, mendoj që nuk patëm mundësi të strukturojmë një kulturë demokratike të trashëguar në breza. Po kalojmë në një gjë të çuditshme, sistemi hybrid drejt autoritarizmit më të fortë. Këto janë skonto për Bashën. E provoi lojën e fortë, dogji mandatet, iu kthye kundra, pushtoi sheshet, iu kthye kundra, bëri sulmin përfundimtar ndaj Kuvendit, ishte parlament fake, e morën në telefon më pas për zgjedhjet lokale i thanë do shpallet organizatë terroriste.

Këtu rëndësi ka të futen shumë lekë, se nga vijnë s’ka rëndësi. Ata që kërkojnë origjinën e parasë dhe nga vijnë, janë minorancë. Të tjerët thonë ‘’Na plasi’’.

FATOS LUBONJA: Ngulmoj në atë që Basha është i paqartë në atë që përfaqëson. Kryesorja, po marr, po i bëj replikën Zhejit, Zheji thotë që i provoi të gjitha format e forta por e ndaluan. Këtu ka një të vërtetë, por më shumë se sa reformat e forta të vërteta, këto kanë qenë simulime reformash të forta. Sepse nuk ka pasur, e kam thënë njih vetveten, ke ushtarë apo jo, sa ushtarë ke. Nëse je parti sistemi, dhe ke bashkëpunuar me sistemin, me oligarkët e sistemit, e ke më të  vështirë të shtosh uhstarët e tu tek ata që janë viktimat e sistemit. Nëse arrin të grumbullosh, se po përdor militant, ata që si janë viktima si rasti i Kukësit, problem i traut, nuk ka ndërkombëtar që i thotë ndal Ke një përfaqësi popullore që është e pakënaqur. Por kur ti kërkon votat e të pakënaqurve, këtej flirton me oligarkët, këtej thua revolucion, këtej thua do respektojmë amerikanët.Njih vetveten, je parti e sistemit, mos dil nga parlamenti, bëj luftë në system. Kundërshtarin llogarite. Tani ke kundërshtar dhe SHBA. Mos thurr iluzione, ke kundërshtar SHBA-në. Mendoj se me çfarë shoh, ky qëndron tek grumbullimi i pakënaqësisë së njerëzve dhe në fund fiton ai që ka më shumë lekë. Me këtë vision, strategji, ky ndryshim kërkon një hapje të vërtetë, shumë të madhe. Me këtë është thjesht mbijetesë, rri parlament, merr rrogën. Pastaj punon vetë Rama. Rama punon vetë edhe të blejë njerëz, intelektualë dhe ty ta heq ujin. Atëhere ndërtoje njëçik, i shoh të paqartë për ndryshimin që kërkojnë. Ose duhet pritur që të bjerë regjimi.

ARTUR ZHEJI: Për punën e revolucionit duhet ndalur në disa gjëra. Popujt janë të ndara, në popuj që kanë kulturën e revolucionit, dhe ata që nuk e kanë. Shqiptarëat nuk e kanë. Kur Franca bëri 10 revolucione, Gjermania bëri 1. Shqiptarët kultura jodemokratike që kemi në një shekull pavarësi ka bërë që shqiptarët të marrin valiçet e të ikin. Një veprim të mençur që bëri Ramiz Alia për regjimin e tij ishte hapja e ambasadave e kufijve. Për të shfryrë presionin që mund të shkonte në derë. Uli presionin. Këtu shqiptarët ikin nga Shqipëria. Njerëzit që nuk gjejnë alternativë, kanë dëshpërim nga opozita, s’kanë mundësi të kthehen tek mazhoranca, ata bëjnë revolucionin e jetës së tyre. Shqiptarët janë individualistë, nuk duan kolektiv. I bënë me zor kooperativat, por e patë çfarë ndodhi në 1990.

Sa i përket raportit me amerikanët, nuk i shoh si statik por dialektik. Amerikanët e quajtën Berishën burrë shteti, tani e shpallin non-grata, qëndrime ekstreme në 10 vite. Amerikanët do të jenë vëzhgues, kanë interesat e tyre binjake me shqiptarët. Do ishte gabim i madh që influenca amerikane të shihet si antiopozitare.

FATOS LUBONJA: S’dua ta zgjeroj shumë sa kemi ne kulturë revolucionare, por një pyetje më e ngushtë, sepse sa kemi ne parti që përfaqësojnë shtresa sociale-ekonomike apo që përfaqësojnë oligarkinë? Më rezulton se po ti lidhësh mirë edhe tek kandidatët e PD, ku ka më shumë lek aty shkon. Duhet një parti që përfaqëson viktimat e sistemit. Ky është problem i pazgjidhur nga PD.

Po i binde këta njerëz, që shkon apo jo në Astir, sepse aty vetëm Klevis Balliu shkonte, se kishte ca oligarkë aty. Edhe tek trau i Kukësit shkuan e nuk shkuan. Është partia e oligarkisë, tani kanë një problem, se përballë parti fashiste, kanë oligarkët e krimin e organizuar. S’ka nevojër për atë revolucion, se dhe nazizmi revolucion ishte, por ishte revolucion kulturor si komunizmi. Dua të them që tradita për të ndryshuar një realitet ka ekzistuar në Europë. Dmth, dhe ne jemi drejt kësaj. E quan revolucion, implosion. Ai i 91 s’ishte revolucion. A do vijmë aty, apo do bëjmë diçka për ndryshim, PD këtë nuk e ka të qartë. Për SHBA, më pak nuk po shkoj qëndrimi ndaj saj, partner apo jo. A ke kurajo ti thuash jo kur ky partner që po mbështet një regjim është e gabuar. Apo shkon aty e thua mos se po prishem me amerikanët. Nuk është problemi i Berishës, çfarë shërben kjo. Kjo drejtësi selektive i shërben regjimit. Ke kurajo? S’ke? Rri aty.