MENU
klinika

Rrjeti zien për “ndarjen” e tyre

Loredana dhe Mozzik zbulojnë detaje nga projekti i ri

22.06.2021 - 17:11

Një postim që bëri Mozzik në rrjete sociale, u bë shkak që të përflitej se është ndarë nga Loredana. Së pari, postoi një foto të tijën, të cilën e shoqëronte me fjalët: “Baba beqar”. Më pas, ai publikoi një shprehje me të cilën bëri që të lindin mjaft dyshime në lidhje me raportin e dyshes.

“Në ditët e sotme duhet të keni kujdes edhe nga njerëzit që pretendojnë se ua duan të mirën”, shkroi reperi. Megjithëse rrjeti po zien për “ndarjen” e tyre, Mozzik dhe Loredana vazhdojnë të angazhuar me projektet e tyre të reja. Ata janë mirë me njëri-tjetrin dhe këtë e kanë konfirmuar me postimet e fundit.

Dyshja e famshme ka zbuluar se do të sjellin të enjten këngën më të re “Oh digga”. Kujtojmë që ata kanë zbuluar se do të sjellin një album të përbashkët që mban titullin “No Rich Parents”. “Rosenkrieg”, kënga e parë e albumit u publikua tre javë më parë, e cila flet për historinë e tyre pas ndarjes.