MENU
klinika

Episodi në ndeshjen Francë-Gjermani

Rudiger kafshoi Pogba, francezi e fali, por UEFA…

16.06.2021 - 10:19

Ndeshja Francë-Gjermani prodhoi disa episode. Një i tillë ishte edhe kafshimi i mbrojtësit gjerman Antonio Rudiger ndaj francezit Paul Pogba. “Pickimi” i dukshëm mori reagimin e menjëhershëm nga Pogba, i cili me siguri ndjeu diçka.

Pasi ndjeu kafshimin, kërkoi reagim nga gjyqtarët e ndeshjes. Gjë që nuk erdhi. Një moment që kujtoi për të gjithë kafshimet e Luis Suarezit ndaj Branislav Ivanovic të Chelsea, kur vetë luante me Liverpool, më 2013. Një vit më vonë, Suarez kafshoi Giorgio Chiellini e Italisë në Kupën e Botës 2014.

Vetë mesfushori francez, pasi u përqafua në fund të ndeshjes me Rudiger, kërkoi të mbyllej këtu kjo çështje, të mos kishte asnjë pezullim për kolegun kundërshtar: “Ne jemi miq, kjo nuk ishte asgjë e madhe. Unë mendoj se i keni parë fotografitë në TV, kjo çështje ka mbaruar, i përket së kaluarës.

Nuk jam duke qarë për kartona të verdhë apo të kuq, që mund të jepeshin për veprime të tilla. Ai më kafshoi paksa, por e mbyll këtu këtë temë. Ne njihemi prej kohësh. E ndjeva pickimin në shpinë, i thashë gjyqtarit, por ai i merr vendimet. Dhe e mori vendimin. Nuk nxori asnjë karton dhe mendoj se është më mirë kështu. Nuk dua që ai të pezullohet për shkak të kësaj”.

Megjithatë, UEFA mund të hapë një proces për këtë ngjarje dhe mund të mos marrë parasysh faljen e Pogba. Nëse vërtetohet dicka e tillë, Rudiger mund të ketë fatin e Suarez, që u dënua me 9 muaj. Do ishte vërtet fatale për kampionin e Europës me Chelsean.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN