MENU
klinika

IKMT bën bilancin/ Nis pastrimi i inerteve

Sa objekte janë shembur në Velipojë dhe Ksamil

11.06.2021 - 11:27

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar gjatë këtyre ditëve me prishjen e ndëttimeve pa leje në bregdet. IKMT bën me dije se në Velipojë janë prishur 10 objekte, ndërsa në Ksamil 18. Sakaq, ka nisur edhe pastrimi i inerteve në zonat ku janë shembur ndërtimet.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej të hënës ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme. Operacioni ka nisur në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera. Në Velipojë, janë prishur 10 objekte të paligjshme, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve. Në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve. Gjatë punës së IKMT në të dy zonat nuk ka pasur incidente me banorët. (Shifrat nuk përfshijnë objektet e prishura nga vetë banorët),” thuhet në njoftimin e IKM.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kush ka ndërtuar pa leje le t’i prishë vetë"

Nis sot “fshesa” për ndërtimet pa leje në bregdet


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë