MENU
klinika

“Person i padëshiruar pa asnjë fakt!”

Sali Berisha publikon analizën: Pse Rama deklaroi në 2019 se isha ‘non grata’!

25.06.2021 - 17:10

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një shkrim analistik pranë Institutit Ndërkombëtar “IFIMES”, në të cilin sqaron qëndrimin e tij mbi vendimin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për ta shpallur atë dhe familjen e tij si ‘non grata’ në SHBA.

Në analizën e tij, Sali Berisha thekson se ky vendim ndaj tij dhe familjes është i papritur dhe se ai kurrë nuk është përfshirë në çështje korrupsioni. Titulli i analizës së ish-kryeministrit është “Person i padëshiruar pa asnjë fakt e provë”. Berisha ka treguar pasuritë e tij dhe të bashkëshortes, ndërkohë që shton se i ka kërkuar Antony Blinken përmes një letre të bëj publike faktet ndaj tij.

“Do të doja të vija në dukje se pasuria ime dhe e gruas sime janë: (i) një apartament 124 metra katror, i cili është vetëm 34 metra katror më i madh se ai që kemi pasur gjatë regjimit komunist, dhe (ii) kursime rreth 100 mijë euro, të fituara nga 53 vjet punë së bashku si mjekë dhe nga shërbimi im në qeverinë shqiptare.

Për sa u përket fëmijëve të mi, ata gjithmonë kanë respektuar ligjet. Burimet e të ardhurave të tyre janë lehtësisht të verifikueshme pasi janë deklaruar në Agjencinë e Deklarimit të Pasurive të Zyrtarëve të Lartë, si dhe nga agjencitë e taksave e të ardhurave, para dhe gjatë tetë viteve të administratës së Kryeministrit Edi Rama”, thekson ai, i cili shton se: “Në letrën time të 19 majit 2021 dërguar Sekretarit Blinken, i shkrova e i bëra thirrje të “…bëni publike çdo fakt e dokument që administrata juaj apo kushdo në botë mund të zotërojë që mbështet deklaratat tuaja kundër meje dhe familjes sime”.

Më 22 maj, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi për një gazetë shqiptare:

“Informacioni ku është bazuar vendimi i Sekretarit të Shtetit u mor nga raporte të OJQ-ve ndërkombëtar, rajonale e lokale, nga raportime të medias dhe nga hetimet anti-korrupsion të qeverisë shqiptare”.

Në këtë mënyrë, vendimi u bazua në: raporte nga OJQ – të cilat financohen të gjitha nga George Soros, me të cilin kam një histori të gjatë kundërshtimesh e mosmarrëveshjes të forta; raporte të medias – të gjitha të kontrolluara nga qeveria shqiptare e njerëzit e saj; dhe në hetimet anti-korrupsion të qeverisë shqiptare – një qeveri që renditet ndër më të korruptuarat në Evropë”.

Më tej, Berisha zbërthen dhe ‘skenarët’ dhe personat që fshihen pas këtij vendimi të SHBA-ve.

“Në janar 2019, Kryeministri Rama deklaroi në parlament se unë isha përcaktuar “non grata” nga Departamenti i Shtetit. Sipas tij, ajo masë kundër meje ishte marrë për konspiracion kundër politikës së jashtme të SHBA, pasi kisha kundërshtuar hapur dhe me forcë projektin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Beograd për “shkëmbim” territoresh midis Kosovës e Serbisë. Kundërshtimi im i fortë për këtë projekt ishte i lidhur me faktin që ai ishte në kundërshtim me të gjitha aktet kombëtare dhe ndërkombëtare mbi të cilat u shpall Pavarësia e Kosovës.

Projekti bazohej në rivizatimin e kufijve mbi baza të pastra etnike, çka do të hapte Kutinë e Pandorës në rajon. President serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar në mënyrë të përsëritur: “Shkëmbimi i territoreve do ta bënte më të madhe Serbinë””.

Analiza e plote

Person i padëshiruar pa asnjë fakt e provë?

Nga Sali Berisha

Në lidhje me vendimin e 19 majit 2021 të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për shpalljen persona non grata të Sali Berishës, gruas sime Liri Berisha, vajzës sime Argita dhe djalit tim Shkëlzen, për korrupsion domethënës; unë deklaroj me përgjegjësinë më të plotë se ky vendim i papritur kundër meje dhe familjes sime – pas tetë vjetësh pa asnjë funksion publik dhe pas dorëheqjes nga çdo pozicion drejtues politik – është absolutisht i pabazë dhe i mbështetur vetëm mbi keqinformimin e ofruar nga lobimi shpifës e hakmarrës i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe protektorit e mikut të tij të ngushtë , miliarderit George Soros.

Përmes këtij shënimi, dua t’ju informoj edhe për sa më poshtë:

Unë ju siguroj se gjatë karrierës 30-vjeçare në politikë, pavarësisht shpifjeve dhe akuzave të panumërta nga kundërshtarët e mi, asnjë individ apo institucion, vendas apo i huaj, nuk ka regjistruar ndonjë padi pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. As nuk ka paraqitur qoftë edhe një fakt apo provë kundër familjes sime apo meje për të provuar abuzim me fondet publike apo ndonjë formë tjetër korrupsioni.

Për sa i përket familjes sime, do të doja të theksoja faktin që gruaja ime, Liri Berisha, e ka kaluar të gjithë karrierën e saj mjekësore si pediatre në një nga lagjet më të varfra të Tiranës. Me daljen në pension, ajo ka administruar Fondacionin Fëmijët Shqiptarë dhe Fondacionin Nënë Tereza gjatë 14 vjetëve të fundit, pa pagë apo asnjë përftim financiar. Me ndihmën e Fondacionit Autizmi Flet, me bazë në Neë York City, ajo themeloi Qendrën Rajonale të Ekselencës për Autizmin për të ndihmuar fëmijët autikë nga Tirana dhe i gjithë vendi.

Për përkushtimin dhe punën e dedikuar, Liri Berisha është nderuar me “Global Autism Aëard” nga Autism Speaks dhe me çmimin “Gruaja e Vitit” më 2012 nga Women’s Information Netëork (ËIN).

Do të doja të vija në dukje se pasuria ime dhe e gruas sime janë: (i) një apartament 124 metra katror, i cili është vetëm 34 metra katror më i madh se ai që kemi pasur gjatë regjimit komunist, dhe (ii) kursime rreth 100 mijë euro, të fituara nga 53 vjet punë së bashku si mjekë dhe nga shërbimi im në qeverinë shqiptare.

Për sa u përket fëmijëve të mi, ata gjithmonë kanë respektuar ligjet. Burimet e të ardhurave të tyre janë lehtësisht të verifikueshme pasi janë deklaruar në Agjencinë e Deklarimit të Pasurive të Zyrtarëve të Lartë, si dhe nga agjencitë e taksave e të ardhurave, para dhe gjatë tetë viteve të administratës së Kryeministrit Edi Rama.

Deri më sot, fëmijët e mi nuk kanë fituar kurrë asnjë qindarkë nga ndonjë fond publik dhe nuk janë vënë nën hetim për korrupsion nga asnjë administratë, përfshirë aktualen, Prokuroria e Përgjithshme, apo institucione të huaja.

Në letrën time të 19 majit 2021 dërguar Sekretarit Blinken, i shkrova e i bëra thirrje të “…bëni publike çdo fakt e dokument që administrata juaj apo kushdo në botë mund të zotërojë që mbështet deklaratat tuaja kundër meje dhe familjes sime”.

Më 22 maj, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi për një gazetë shqiptare:

“Informacioni ku është bazuar vendimi i Sekretarit të Shtetit u mor nga raporte të OJQ-ve ndërkombëtar, rajonale e lokale, nga raportime të medias dhe nga hetimet anti-korrupsion të qeverisë shqiptare”.

Në këtë mënyrë, vendimi u bazua në: raporte nga OJQ – të cilat financohen të gjitha nga George Soros, me të cilin kam një histori të gjatë kundërshtimesh e mosmarrëveshjes të forta; raporte të medias – të gjitha të kontrolluara nga qeveria shqiptare e njerëzit e saj; dhe në hetimet anti-korrupsion të qeverisë shqiptare – një qeveri që rendited ndër më të korruptuarat në Evropë.

Do të doja t’ju sillja si shembull të shpikjeve të tyre një situatë më 2009. Në atë kohë, Banka Botërore publikoi një raport të bazuar mbi shpifje nga një OJQ dhe një organ i medias, të dy të sponsorizuar nga Soros. Banka Botërore, duke qenë një institucion serioz, pasi verifikoi gjithçka në vend, ndjeu detyrimin të kërkonte ndjesë publikisht për raportin e saj të mëparshëm të bazuar në shpifje, dhe e bëri në janar 2010 përmes zëvendëspresidentit Philip Le Huoerou gjatë një vizite personale në Tiranë.

Gjatë gjithë viteve në krye të qeverisë, 2005-2013, motoja ime e pandryshueshme ka qenë gjithmonë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Megjithatë, jam plotësisht i vetëdijshëm se gjatë atyre viteve nuk kemi qenë në gjendje ta çrrënjosnim plotësisht dhe ka pasur korrupsion në vendin tim; por ka pasur gjithmonë edhe vullnet të fortë e vendosmëri për ta luftuar e për të ndërmarre reformat kundër tij.

Suksesi i kësaj lufte kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është vlerësuar shumë nga qeveria amerikane dhe administrata e Presidentit Bush, si dhe nga Sekretarja e Shtetit Clinton e madje edhe nga vetë zoti Blinken kur shërbente si këshilltar i zëvendëspresidentit Joseph Biden.

Suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ishte thelbësor për zhvillimin e Shqipërisë dhe bëri të mundur arritje të mëdha për vendin time. Ai bëri të mundur që Shqipëria të dyfishonte të ardhurat e të lëvizte përpara nga grupi i vendeve te varfra në grupin e vendeve me të ardhura te mesme te larta, si dhe katërfishonte investimet e huaja; të bëhej anëtare e plotë e NATO-s; të përparonte në procesin e integrimit evropian, të nënshkruante Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian dhe të hiqte vizat për zonën Schengen për të gjithë qytetarët; të përmbushte të gjitha kushtet për statusin e vendit kandidat të BE dhe të transformonte dhe infrastrukturat rrugore dhe dixhitale, e shumë zhvillime të tjera thelbësore të rëndësishme për vendin.

Në 30 vitet e fundit – që nga vizita historike e Sekretarit të Shtetit James Baker në Tiranë në qershor 1991 pas rënies së komunizmit, fillimisht si lider i partisë së parë opozitare e më pas në kapacitetin e President të Republikës si dhe të Kryeministrit, gjithmonë kam bërë maksimumin për të forcuar dhe avancuar marrëdhëniet më miqësore me SHBA.

Ndihem i nderuar dhe krenar për faktin që gjatë atyre viteve kam pasur rastin, si President i vendit tim, të ftohem zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti George H. Ë. Bush dhe Presidenti Ë. J. Clinton. Marrëdhëniet midis dy vendeve kulmuan, teksa shërbeja si Kryeministër, me vizitën historike të Presidentit George Ë. Bush në Tiranë, më 10 qershor 2007 – vizita e parë e një Presidenti të SHBA në detyrë; si dhe me vizitën më 2012 të Sekretares së Shtetit Clinton me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

E besoj fort dhe jam mirënjohës për faktin që Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët më tepër se çdo vend tjetër. Për këtë arsye, gjatë gjithë karrierës sime politike dhe qeveritare në tri dekadat e fundit, nuk kam hezituar kurrë të qëndroj krah për krah dhe të përkrah çdo vendim në interesin e përbashkët.

Për shkak të bindjes së fortë personale, por edhe për mirënjohjen e pakufishme për atë që SHBA ka bërë për vendin tim dhe popullin shqiptar, kur kam qenë në detyrë, kurrë nuk ngurrova të përkrahja dhe merrja çdo vendim në lidhje me rolin e SHBA si lider global për siguri e paqe, duke filluar me vendosjen e dronëve të parë më 1993, për të vazhduar me operacionet e suksesshme kundër rrjeteve terroriste, duke pranuar e mbrojtur më tepër të burgosur Ujgurë se çdo vend tjetër, dhe me pranimin e 220 anëtarëve të parë të opozitës iraniane MEK në Shqipëri, si dhe me shumë operacione të tjera delikate e super delikate.

Në çështjet e sigurisë dhe paqes në Lindjen e Mesme dhe në botë, pozicioni i Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka qenë gjithmonë në linjë me atë të Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër, sjellja e qeverisë shqiptare sot është dukshëm ndryshe.

Në vendimin e tij, Sekretari Blinken shkruante:

“Më tej, retorika e tij demonstron se është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë në dëm të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion, dhe masave të përgjegjësisë”.

Në lidhje me këtë, gjatë viteve në detyrë, çdo kërkesë e bërë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e imunitetet të ministrave të kabinetit apo deputetëve është përmbushur pa hezitim nga qeveria ime. Për më tepër, me iniciativën time si Kryeministër, më 2012, ne hoqëm me ligj imunitetin për rastet e korrupsionit.

Gjatë tetë viteve të fundit si deputet opozitar, e kam përdorur pozicionin dhe retorikën time për të mbrojtur interesat kombëtarë e publikë, dhe kurrë në mbrojtje të vetes apo të ndokujt nën hetim për korrupsion, siç shkruhet pa asnjë bazë në vendimin e Sekretarit Blinken. Për më tepër, hetimet e përmendura nuk kanë ekzistuar kurrë.

Gjatë tetë viteve në opozitë kam mbështetur çdo iniciativë kundër krimit e korrupsionit; kam denoncuar, bazuar në fakte dhe dokumente zyrtare, lidhjet e Kryeministrit me korrupsionin e shfrenuar, heshtjen e tij të plotë për raportin e OSBE-së më 2014 në të cilin akuzohej për 200 milion euro të fshehura në banka offshore, heshtjen për burimet e padeklaruara të fondeve për ndërtimin e shtëpisë së tij, si dhe për duzina tendera të dhënë anëtarëve të familjes së tij.  Kam kundërshtuar shkarkimin në dhunim të Kushtetutës të Kryetares së Agjencisë së Deklarimit të Pasurive të Zyrtarëve të Lartë pasi ajo – në përputhje me ligjin – nisi një hetim mbi origjinën e fondeve të përdorur nga Edi Rama për ndërtimin e vilës së tij dhe të një godine me pesë kate nga gruaja e tij dhe familja e saj.

Me retorikën time kam kritikuar rritjen 15 herë të prokurimeve sekrete gjatë këtyre 8 vjetëve krahasuar me periudhën para 2013, dhe rritjen 6 herë të çmimit për punimet publike me paratë e taksapaguesve shqiptarë, krahasuar me çmimet e punimeve të kryera me fonde nga Bashkimi Evropian, mungesën e konkurrencës së hapur në qindra tendera, koncesione, PPP si dhe vendime qeverie e madje edhe ligje të kaluara në parlament të adoptuar posaçërisht për interesa specifikë të klaneve të drogës në Shqipëri, si dhe për asetet e paligjshme dhe çështjet e mëdha të korrupsionit me vlerë qindra miliona euro nga ana e ministrave të tij dhe zyrtarët e qeverisje lokale. Të gjitha këto shfaqen edhe në raporte serioze ndërkombëtare.

Si deputet opozitar kam denoncuar publikisht dhe bazuar në dokumente lidhjen midis Kryeministrit dhe dy ministrave të rendit radhazi me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar. Një lidhje e bashkëpunim i tillë e ka kthyer Shqipërinë në një shtet të kapur dhe një lloj Kolumbie të Evropës, siç është përmendur edhe nga shumë organizata e raporte ndërkombëtare. Përfitoj nga rasti t’ju kujtoj se korrupsioni i shfrenuar dhe krimi i organizuar janë faktorë shumë të fuqishëm për qeverisjen e keqe dhe dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, përfshirë lirinë e qytetarëve shqiptarë për të votuar.

Është e rëndësishme të përmendet se këta dy faktorë negativë kanë ndikuar në rrugën e Shqipërisë drejt BE dhe kanë bllokuar hapjen e negociatave me BE në gjashtë vitet e fundit. Më keq se kaq, midis 2013 e 2019, kjo ka detyruar mbi 520 mijë shqiptarë (rreth një e gjashta e popullsisë) të largohet nga vendi e të kërkojë azil kryesisht në vendet evropiane. E njëjta gjë ka ndodhur me shumë investues të huaj që u larguan pasi nuk kishin asnjë shans përballë korrupsionit masiv apo krimit të organizuar.

Përveç këtyre, retorika tjetër e imja, në media por edhe në forume kombëtare dhe ndërkombëtare, ka qenë ajo e denoncimit të miliarderit George Soros si korruptuesi kryesor i politikës shqiptare dhe denoncimi i axhendës që bie ndesh me interesat demokratikë të popullit shqiptar. Ai e ka bërë këtë duke vënë të gjitha OJQ-të e financuara prej tij dhe sistemin e ri të drejtësisë në shërbim dhe në duar e Partisë Socialiste në pushtet.

Kam kritikuar edhe aktet dhe qëndrimet korruptive të qeverisë së zotit Rama për të lejuar kompanitë e naftës në pronësi të Sorosit që të operojnë në zona ambientalisht të mbrojtura në Shqipëri, ku operacionet e naftës janë rreptësisht të ndaluara nga ligji, duke krijuar ndotje masive në dëm të shëndetit njerëzor dhe të mjedisit.

Edi Rama erdhi në pushtet në qershor 2013, në dhjetor të të njëjtit vit Fondacioni për Shoqëri të Hapur me bazë në Tiranë vendosi në planin e tij strategjik për periudhën 2014-2017 dy prioritete kyç: reformën kushtetuese dhe reformën në drejtësi në Shqipëri. Në maj 2014, Fondacioni organizoi një seri tryezash të rrumbullakëta për të debatuar mbi këto çështje dhe i ngarkoi vetes kryerjen e studimeve të opinionit dhe financimin e një grupi ekspertësh të nivelit të lartë. Ky grup do të hartonte projektligje që më pas do të miratoheshin në Komisionin e Posaçëm parlamentar vetëm me votat e partisë në pushtet. Në dhjetor 2015 dhe mars 2016, Komisioni i Venecias shqyrtoj  dy projektligje radhazi të paraqitur nga shumica dhe këshilloi kundër të dyve, pasi në opinionin tij, ato e bënin gjyqësorin një shtojcë të ekzekutivit.

Pas këtyre ngjarjeve, dhe me angazhim të përbashkët direkt të zyrtarëve të nivelit të lartë nga Departamenti i Shtetit i SHBA dhe nga Komisioni Evropian, më 21 korrik 2016 u kalua unanimisht një paketë e re ndryshimesh kushtetuese që reflektonte rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Megjithatë, pas këtij suksesi të vërtetë, zoti Rama, në shkelje të marrëveshjes me opozitën, i dha vetes të drejtën të votonte njëanshmërisht dhe pa konsensus të ligjet organike te sistemit te drejtesise. Duke vepruar kështu, u riaktivizuan mekanizmat që do të kapnin sistemin e ri të drejtësisë nga pushtetin e ekzekutivit, të cilët ishin kundërshtuar më parë nga Komisioni i Venecias dhe nga opozita.

Si rezultat, me ndihmën e hapur të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, reforma në drejtësi përfundoi me kapjen e plotë të sistemit të drejtësisë së re nga ana e qeverisë socialiste. Ata emëruan në krye të të gjitha institucioneve të reja të drejtësisë – duke shkelur hapur Kushtetutën – ish prokurorë e gjyqtarë të regjimit komunist, anëtarë të familjeve të ministrave e madje edhe të ish-ministrave të Partisë Socialiste, si dhe përfaqësues kyç të vetë Fondacionit Soros. Si ish President dhe Kryeministër, kam mbështetur dhe luajtur rol të rëndësishëm në reformimin e sistemit të drejtësisë, por kundërshtova me forcë kapjen e tij nga qeveria.

Në janar 2019, Kryeministri Rama deklaroi në parlament se unë isha përcaktuar “non grata” nga Departamenti i Shtetit. Sipas tij, ajo masë kundër meje ishte marrë për konspiracion kundër politikës së jashtme të SHBA, pasi kisha kundërshtuar hapur dhe me forcë projektin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Beograd për “shkëmbim” territoresh midis Kosovës e Serbisë. Kundërshtimi im i fortë për këtë projekt ishte i lidhur me faktin që ai ishte në kundërshtim me të gjitha aktet kombëtare dhe ndërkombëtare mbi të cilat u shpall Pavarësia e Kosovës.

Projekti bazohej në rivizatimin e kufijve mbi baza të pastra etnike, çka do të hapte Kutinë e Pandorës në rajon. President serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar në mënyrë të përsëritur:

“Shkëmbimi i territoreve do ta bënte më të madhe Serbinë”.

Qëndrimi im i palëkundur ndaj një akti të tillë ishte në harmoni me shumë zyrtarë të lartë evropianë e amerikanë, ligjvënës, si dhe analistë prestigjiozë. Kundërshtimi me forcë i këtij projekti ishte një barrierë edhe kundër atyre që ëndërronin copëtimin e Kosovës.

Besoj fuqishëm se kryesisht për këtë arsye ata lobuan me ngulm në Ëashington për të më shpallur si person i padëshiruar. U befasova jashtëzakonisht kur Kryeministri Rama bëri atë deklaratë në parlament më 2019, sepse nuk më ishte bërë e njohur asnjë shenjë apo paralajmërim për një akt dhe vendim të tillë. Më vjen natyrshëm pyetja: Si mund ta dinte ai?!

Si konkluzion:

  1. Pas dështimit që të më shpallnin të padëshiruar mbi baza konspiracioni herën e parë, Kryeministri Edi Rama dhe George Soros ia arritën qëllimit dy vjet më pas, përmes lobimit influencues e keqdashës e duke keqinformuar Sekretarin Blinken. Ia arritën qëllimit të më shpallnin të padëshiruar mua dhe anëtarët e familjes sime për “korrupsion domethënës”, bazuar tërësisht në shpifje dhe keqinformacion nga kundërshtarët e mi, çka në bindjen time të thellë përbën një abuzim të hapur të ligjeve të Kongresit.
  2. Deri më sot, Departamenti i Shtetit nuk ka publikuar as edhe një provë të vetme të korrupsionit të supozuar për të mbështetur akuzat e Sekretarit Blinken. Për më tepër, ju siguroj me forcë se nuk kanë për të paraqitur kurrë, as Departamenti i Shtetit dhe as ndokush tjetër në botë nuk do të jenë në gjendje të paraqesin prova të tilla. E them me bindje për faktin e thjeshtë e të pastër që prova të tilla nuk ekzistojnë.
  3. Ky vendim, tetë vjet pasi nuk mbaj asnjë ofiq publik dhe pasi dhashë dorëheqjen nga çdo pozicion drejtues politik, është një akt hakmarrjeje të pastër politike. Ai lidhet direkt me përpjekjet lobuese keqdashëse të Edi Ramës dhe Sorosit, me qëllimin e vetëm të sulmimit dhe dëmtimit të trashëgimisë sime 30-vjeçare në shërbim të vendit.
  4. Ky vjen si një akt hakmarrjeje për retorikën time, e cila kurrë nuk është përdorur për të penguar ndonjë hetim kundër meje apo familjes sime, për shkakun e thjeshtë se të tilla hetime nuk kanë ekzistuar kurrë. Retorika ime ka qenë dhe do të jetë në mbrojtje të interesave kombëtarë e publikë, dhe të vërtetave në të cilat besoj, pa pretenduar monopolin për to.

Ky është një qëndrim që e une kam marre dhe kam mbajtur 32 vite me pare , qartazi përtej çdo imagjinate se do të përdorej për karrierë politike por vetem e vetem per të dinjitetin tim personal. Dinjitet që si person i shtypur më mungonte shumë duke jetuar në atë regjim.

Sot, 32 vjet më pas, lufta ime e vazhdueshme dhe denoncimet publike kundër korrupsionit, krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe lidhjeve të tyre me zyrtarët më të lartë të qeverisë sërish nuk kanë lidhje me karrierën time, por me të ardhmen e vendit tim.

Siç e përmenda edhe më herët, midis 2013 e 2019 mbi 520 mijë qytetarë të vendit tim (rreth një e gjashta e popullsisë) janë larguar nga Shqipëria dhe do të kishin qenë shumë më tepër sikur të mos kishte qenë pandemia Covid 19. Sot, lidhje të tilla janë faktori kryesor i qeverisje së keqe dhe e kanë zhytur vendin tim në tiranine e varfërise, çka konsiderohej nga John F. Kennedy si një nga tre armiqtë kryesorë të njeriut.

Së fundi, për gjithçka më sipër, arrita në vendimin për të ndërmarrë aksion ligjor e për të bërë padi në Gjykatën Korreksionale në Paris, jo për të kthyer vendimin e Sekretarit Blinken – ajo është e drejtë ekskluzive e tij – por për të nxjerrë të vërtetën, për të bere transparencë të plotë dhe për të hequr qafe si të pabaza shpifjet mbi të cilat u bazua vendimi i tij.

Në të vërtetë, kam zgjedhur sallën e gjyqit jo thjesht për transparencë të plotë, por edhe për të rikthyer nderin dhe dinjitetin tim dhe të familjes time. T’i rikthej ato para miliona shqiptarë që më kanë besuar e votuar – më tepër se kushdo tjetër në Shqipëri, që nga dita e fitores kundër komunizmit deri sot; si dhe para miqve të mi në SHBA, Evropë e kudo në botë, të cilët kanë bërë kaq shumë për vendim tim dhe popullin shqiptar.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin