Këtë të enjte në Shqipëri do të mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Ky samiti do të drejtohet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit.
Vitin e kaluar, takimi i 6 liderëve te Ballkanit Perëndimor u zhvillua online por u njoh si Samiti i Sofjes.
Këtë vit dy vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për të shënuar hapjen e negociatave.