MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar drejt Lazios

Sarri kërkon të ribashkohet me Hysajn

05.06.2021 - 13:15

Gjatë ditës së sotme pritet prezantimi i Maurizio Sarrit te Lazio. Ulja e tij në stolin zikaltër pritet të pasohet me prurje të reja në ekip. 

Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, ish-trajneri i Juventusit, Napolit dhe i Chelseas i ka kërkuar Igki Tares blerjen e katër lojtarëve të rinj dhe për të ndërruar skemë nga 3-5-2 e Simone Inzagit, tek 4-3-1-2 i tij i preferuar.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, së bashku me Nikola Maksimovic janë në skadencë kontrate me Napolin dhe mund të jenë dy idetë “low cost” të skuadrës kryeqytetase.

Në mesfushë objektivat konkretë janë ato të Torreiras dhe Nandez të Cagliarit, me Lucas Leiva dhe Escalante që do të konfirmoheshin, sepse janë të pëlqyerit e trajnerit toskan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN