MENU
klinika

Të pajisura me teste të shpejta kundër Covid

Sezoni turistik/ Hapen sot 29 qendra shëndetësore

15.06.2021 - 11:10

Këtë të martë do të hapen 29 qendra shëndetësore verore ashtu siç edhe u njoftua më herët.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” njofton se qendrat do të jenë të hapura ngë Thethi në Ksamil, për një sezon sa më të sigurt.

Për këto qendra do të jenë 170 mjekë dhe infermierë të mirë trajnuar, do të jenë në disponim barna dhe materiale mjekësore si edhe test të shpejtë për koronavirus në çdo qendër shëndetësore.

Njoftimi:

Nga Thethi në Ksamil, hapen sot 29 qendra shëndetësore verore, për një sezon turistik të sigurt.

-170 mjekë dhe infermierë të mirëtrajnuar.

-Barna dhe materiale mjekësore.

-Test i shpejtë për Covid-19 në çdo  qendër shëndetësore verore.