MENU
klinika

Pjesë e listës edhe Kosova

SHBA nis ndarjen e vaksinave anti-Covid

22.06.2021 - 08:34

Shtete e bashkuara të Amerikës së fundmi kanë bërë me dije se do të shpërndajnë miliona doza të vaksinës për Covid 19 në mbarë botën.

Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi për mediat bën me dije se pjesë e kësaj liste është edhe Kosova.

“Sot, Administrata Biden-Harris njofton për listën shpërndarëse për 55 nga 80 milionë dozat nga rezervat e Amerikës që Presidenti Biden është zotuar se do t’i ndajë deri në fund të qershorit në shërbim të përfundimit të pandemisë në nivel global.

Përafërsisht 14 milionë – ose 25 për qind e këtyre 55 milionë vaksinave – do të ndahen ne prioritetet rajonale dhe marrësit e tjerë

Ndarja e miliona vaksinave të ShBA-së me shtetet e tjera jep shenjë për një zotim të madh nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas njoftimit, sasia e saktë e dozave për shtetet veç e veç do të përcaktohet në bazë të parametrave logjistikë, rregullues dhe kritereve të tjera që vlejnë veçanërisht për secilin rajon dhe shtet.

Në mesin e shteteve ballkanike që do të përfitojnë nga këto doza, përveç Kosovës, është edhe Bosnja, por jo edhe ndonjë vend tjetër i rajonit. Në listë janë kryesisht shtetet e varfra nga Afrika, Azia dhe Evropa Lindore. Aty janë përfshirë edhe Jemeni e Gaza, vende që janë goditur edhe nga kriza e pasigurisë, përpos pandemisë e varfërisë.

Qeveria e ShBA-së njoftoi se rreth 16 milionë doza do të ndahen për shtetet aziatike dhe disa vende të Rajonit të Paqësorit, ndërsa rreth 14 milionë të tjera për shtetet e Amerikës Jugore dhe Amerikës së Mesme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”