MENU
klinika

"Një Zot"

Shfaqet “Vula e Solomonit”

02.06.2021 - 12:57

       Arkeologët janë ndeshur me një hajmali të lashtë, që besohej se mbronte gratë dhe fëmijët nga “shpirtrat e këqinj”.

Hajmalia, që quhet “Vula e Solomonit” u gjend në Izraelin verior, në rajonin biblik të Galilesë, nga një banor i fshatit Arbel, përpara 40 vjetësh, fshat i cili përmendet në librin e shenjtë.

Arkeologët mendojnë se njerëzit i përdornin për të siguruar mbrojtje hyjnore. Në të është gdhendur një kalorës mbi kalë, i cili mban një shtizë drejtuar një figure femërore të quajtur “Gello”.

Sipas mitologjisë greke, është një demon që shkaktonte aborte, infertilitet dhe vdekje foshnjore. Në një mit, thuhet se vdiq si virgjëreshë dhe kërkonte hakmarrje si fantazmë.

Ndërsa në bestytnitë bizantine, Gello-t ishin shpirtra që përndiqnin shtëpi dhe vrisnin fëmijë natën.

Hajmalia është e gdhendur në gjuhën greke, me emrin e një perëndie hebreje, ndërsa në anën tjetër ka një sy të shpuar me shigjeta, një akrep, një zog, një gjarpër dhe dy luanë.

Artifakti është i skalitur me një frazë në greqishte, që domethënë “Një Zot”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit