MENU
klinika

Meta flet për herë të parë pas shkarkimit

“Shfaqje e parlamentit monist për të spostuar vëmendjen”

11.06.2021 - 13:26

Me ironi iu përgjigj presidenti Ilir Meta vendimit të Kuvendit për ta shkarkuar nga posti i kreut të shtetit. Meta deklaroi se ky parlament është shkarkuar më 25 prill dhe çdo hap i tij është përpjekje për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore.

Meta iu përgjigj një prej pikave për të cilën e akuzon maxhoranca për përfshirje në fushatën zgjedhore duke publikuar një deklaratë të kryeministrit Rama gjatë prezantimit të kandidatëve që e cilësonte Metën si kryedeputet të opozitës.

“Mirëserdhët në epokën e pluralizmit politik. Duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit të parlamentit monist në një epokë të pluralizmit politik parlamentar. Zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar. Duhet të jemi të duruar derisa të mbarojë vlerësimi i ankimimeve. Shkarkimi shfaqje e parlamentit monist për të spostuar vëmendjen nga krimi zgjedhor.

Kjo përfshirje është denoncuar edhe në institucionet e prokurorisë pavarësisht se nuk kemi ndonjë të dhënë nëse është ndaluar dikush për këtë veprim të paligjshëm. Nuk po ju lodh kokën as juve as shqiptarëve. Nuk po japim shfaqje këtu se çfarë është deklaruar kundër presidentit. Është një gjë e qartë që shqetësimet e presidentit u verifikuan. Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model. Por e dinë të gjithë që presidenti ka bërë përpjekje për të ndaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve.

Numri i denoncimeve është shumë herë më i lartë se në vitin 2017. Kjo ka ndodhur për shkak të moshetimit të dosjeve të Dibrës dhe Shijakut dhe tentativës për të përsëritur tërmeti. Nuk kam asnjë shqetësim nga akti i parlamentit të shkarkuar më 25 prill. Pres verifikimin e ankimeve, Do bashkëpunoj me shumicën dhe opozitën e re për rivendosjen e sistemit të llogaridhënies në të gjitha nivelet”, u shpreh Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pak ditë pas shkarkimit nga Parlamenti

Presidenti Meta i rikthehet konferencave të përjavshme