MENU
klinika

"Certifikatë vërtetësie"

Shitet skulptura e padukshme!..

03.06.2021 - 15:49

       I njohur dhe më parë, për një tjetër skulpturë të padukshme. “Buda në soditje” është pararendësja e skulpturës që, së fundmi u shit në vlerën prej 18,000 dollarë.

Artisti italian i ka dhënë blerësit certifikatën e autenticitetit, për të dëshmuar se skulptura është e vërtetë.

67-vjeçari Salvatore Garau, ia shiti skulpturën, të titulluar “Unë jam”, një blerësi të paidentifikuar, këtë muaj – raporton “Daily Mail”.

Skulptura duhet të shfaqet brenda një katrori me përmasa 1 metër e gjysmë me 1 metër e gjysmë, në një hapësirë private, pa ndriçim artificial, apo ajrore artificiale.


Artisti e përshkroi skulpturën si “vakuum, pasi vakuumi nuk është asgjë më shumë sesa një hapësirë plot energji”. “Edhe nëse e lëmë bosh dhe nuk mbetet asgjë prej saj, sipas parimit të Heisenbergut për pasiguri, ajo ‘asgjë’ ka peshë”, – ishte komenti i artistit italian.

Shtëpia italiane e ankandeve, Art-Rtie, që e organizoi shitjen e skulpturës, ka refuzuar ta publikojë emrin e blerësit.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit