MENU
klinika

"E di gjithë Europa që korrupsioni i tij është epik"

Shkarkimi i Metës, Frrok Çupi: Ish-presidenti shkeli mbi ligje

09.06.2021 - 18:36

Analisti Frrok Çupi thotë se presidenti Ilir Meta shkeli ligjet dhe tentoi ta fusë vendin në luftë, me qëllimin e vetëm për të fituar aq sa mundeshin “qetësinë e tyre”.

Duke komentuar shkarkimin e Metës nga Kuvendi, Frroku tha në “Report Tv” se Meta është ish-presidenti më i korruptuar në kontinent.

“Pse është kaq e veçantë? Presidenti është një figurë, thuajse shëmbëlltyra e mbretit. Është një figurë e lënë në heshtjen e vetë, në ceremonialin e vetë, për të mishëruar paanësi, kulturë… Por ndodhi që ish-presidenti duhet thënë tani, agresoi, me forcë, shkeli mbi ligje, mbi paqen njerëzore. Sulmoi sovranitetin e popullit, sulmoi aleatët e mëdhenj.

Nxiti konflikte. Bëri përpjekje për të pasur ndasi mes njerëzish dhe krahinash. Në ngarkua aq shumë me mëkate politike dhe kriminale duke qenë i vetmi më i famshmi në kontinent si më i korruptuar. Korrupsioni i Metës është epik. Në të gjithë Europën njihet si njeriu i kapur në vjedhje, në pasurim të pabazë”, deklaroi Çupi.

Çupi tha se shkakrimi i Metës është “vetëm fillimi”. Sipas tij tashmë Metën e presin investigime, hetime, gjyqe dhe dënime.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin