MENU
klinika

Poezia... matematikë+kimi

Shkenca e çuditshme nga Edgar Allan Poe!

11.06.2021 - 15:47

       Në përgjithësi, Poe konsiderohet si GO (Goti Origjinal) i letërsisë amerikane./Konica.al

Kur bëhet fjalë për histori rrëqethëse, të çuditshme dhe të frikshme, Poe zë vendin e kryemjeshtrit të paradës së zezë. Nga poema e paharrueshme, me dritëhije të mbinatyrshme “Korbi” tek tregimet e jashtëzakonshme që të lënë pa frymë, stili dhe temat e Poes formojnë thelbin e thuajse gjitha historive të frikshme sot. /Konica.al/Ai dinte të krijonte personazhe të besueshëm, t’i vendoste në mjedise të frikshme dhe ta linte lexuesin t’i depërtonte frika deri në palcë. Miliona shkrimtarë i detyrohen një mirënjohjeje.

Në ditët e hershme dhe të frikshme të izolimit për shkak të pandemisë, Edgar Allan Poe u kthye në tendencë. “Maska e vdekjes së kuqe”, rrëfenja gotike prej 1842-it, në mars të vitit 2020 u shndërrua në burimi alegorie: Një princ, shteti i të cilit u pushtua nga diçka si ethe hemorragjike, ftoi në një nga ndërtesat e fortifikuara rreth 1000 miq fisnikë për t’iu shmangur gjendjes. /Konica.al/U argëtuan për muaj me radhë në karantinë me kërcimtarë dhe gjithçka tjetër, derisa, një natë, shfaqet një fantazmë dhe i vret të gjithë. Kjo parabolë u gjet me vend gjatë fazës së hershme të përhapjes së Covid-19, kur miliarderët u fshehën nëpër superjahtet e tyre dhe, duke postuar foto në Instagram, shkruanin: “I izoluar në Grenadinet, duke shmangur virusin”, “Shpresoj që të gjithë po qëndrojnë të sigurt” etj.

Për ultrapasanikët, urimi i vdekjes së kuqe shumë shpejt ua la vendin shqetësimeve të tjera, mandej kufizime të reduktuara dhe “Maska” doli të ishte më pak e përshtatshme, se disa nga shkrimet e tjera të Poes mbi sëmundjen. Në rastin e “Sfinksi”-t, historia zhvillohet gjatë kohës së tmerrshme të kolerës në Nju Jork, në 1832, ku tregimtari sapo ishte mbyllur në një vilë fshati në luginën Hudson. Atë verë, Manhatani u pllakos vërtet nga një heshtje vrastare, nëse i referohemi historisë së Charles E. Rosenberg “Vitet e kolerës”. Këmbanat e kishës heshtën, këmbësorët u zhdukën dhe polloqet e barit pushtuan rrugët. “Nga fundi i javës së parë të korrikut, thuajse të gjithë ata që kishin mundësi, ishin larguar nga qyteti”, – shkruan Rosenberg./Konica.al

Narratori i Poesë është një prej këtyre të strehuarve të kamur, i fshehur për disa javë dhe i mikpritur nga një i afërm. Dyshja ia kalojnë këndshëm brenda dhe jashtë, mirëpo një lajm i tmerrshëm i trullos: “Ajri nga jugu kundërmonte erë vdekje”, – thotë narratori. “Në të vërtetë, ky mendim paralizues, ma pushtoi tërësisht shpirtin. Nuk mund të flas, të mendoj dhe as të ëndërroj për gjë tjetër”. Një ditë, i ulur pranë dritares, me një libër në dorë, duke menduar për dëmin e epidemisë, ndërsa shikon përtej lumit Hudson, në bregun e largët e të zhveshur ai dallon diçka të tmerrshme: një “përbindësh të gjallë me një strukturë të neveritshme”, që vrapon drejt pemëve. Kur përbindëshi hap gojën dhe bërtet nëpër luginë, narratori shembet përdhe. Vizioni i përsëritet disa ditë më vonë, çka tregimtari e merr si një ogur të vdekjes së tij të ardhshme. Poe, mjeshtri i trillerit horror (dhe detektiv), është shumë më pak i njohur për magjepsjen me metodat empirike dhe misteret që ato zbulojnë. Siç shkroi në një kontekst tjetër, mënyrat e reja të epokës së tij, për krijimin e imazheve përfaqësuan “triumfin më të rëndësishëm dhe ndoshta më të jashtëzakonshëm, të shkencës moderne”. Teknologjia zbuloi fakte të fshehura në lartësi të paarritshme, shtoi zellin e imagjinatës dhe hodhi dritë mbi vetë të vërtetën në epërsinë e përsosmërisë së saj.

Sigurisht që Poe, kishte mendje shkencore.

Në 1830, në moshën 21-vjeçare, u pranua në Akademinë Ushtarake Amerikane në West Point, një shkollë shkencore, modeluar në shkollë politeknike, në Francë, me synimin që të ishte një terren trajnimi për inxhinierët e fluturimit. Para se të braktiste shkollën, ai u rendit i 17-ti në matematikë, nga 87 kadetë. Disa vite më vonë, ai ndihmoi në hartimin e një libri shkollor mbi konkologjinë (studim), duke shitur më shumë kopje gjatë jetës, se çdo vëllim tjetër që mban emrin e tij. /Konica.al/Një herë, D. H. Lawrence u shpreh, se Poe u përfshi në “një analizë pothuajse kimike të shpirtit dhe vetëdijes”. Po ashtu, Poe i provokoi lexuesit me përjashtime mbi bazën teknologjike për punën letrare, sesi do ta merrte një poezi “hap pas hapi, deri në përfundimin e saj, me pasojë të saktë dhe të caktuar të një problemi matematikor”.

“Sfinksi” na kujton se zbulimet në fushën shkencore shtrembërohen dhe lartësohen njëlloj dhe se, ato duhet të kuptohen, pjesërisht, përmes intuitës. Pra, çfarë nënkupton të “ndjekësh shkencën”, siç duam të themi sot? Kjo është enigma e historisë së Poesë, që ende nuk është zgjidhur.

Edgar Allan Poe ishte vetëm 40 vjeç kur u nda nga jeta, më pak se dy javë larg martesës me Sarën e dashur. Ai ishte i ri, i varfër pjesën më të madhe të jetës, i kritikuar nga bashkëmoshatarët dhe shpesh, jo i lumtur./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Femra Bajron” e letësisë britanike

L.E.L – poetja u harrua enkas