MENU
klinika

Ku i kemi nostalgjikët?

Shpat Kasapi rikthen hitin e famshëm

04.06.2021 - 13:48

Shpat Kasapi po sjell për të gjithë nostalgjikët në versionin “remake” hitin e tij të dikurshëm “Kush të ndau prej meje”.

Kënga që dikur dëgjohej në çdo vend, ka ardhur me një interpretim të shkëlqyer nga Shpati. Ky projekt është publikuar në kanalin e ‘Eurolindi&Etc’ në YouTube, ndërsa videoja i është besuar produksionit ‘Maximus’. Për pak orë, kënga ka grumbulluar mijëra klikime dhe po ashtu shumë komente.

Përsa i përket jetës së tij personale, ai po shijon lidhjen me partneren e tij, Selvije Jahon. Kjo e fundit është parë së fundmi në repertin e gjinekologjisë dhe kjo ka mjaftuar që rrjeti të ziejë nga dyshimet se është në pritje të ëmbël.

Në lidhje me këtë,Selvija ka reaguar dhe ka thënë ekskluzivisht për “Iconstyle.al” se në repartin e gjinekologjisë ka qenë për një kontroll rutinë. Ajo i ka hedhur poshtë këto aludime duke shtuar se për momentin nuk shtatzënë, por dëshira për të pasur një fëmijë është shumë e madhe nga ana e çiftit.

Kujtojmë se para pak ditësh, partnerja e këngëtarit ishte e ftuar përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ftesë në 5”, në të cilin foli në lidhje me muajin e shenjtë të Ramazanit. Selvija tha se ajo e agjëron prej kohësh, por këtë vit ishte disi më i veçantë për të. Ajo tregoi se ishte hera e parë që mbajti Ramazan në shtëpinë e partnerit të saj.