MENU
klinika

Miqësorja

Shqipëria me luhatje, nuk ka gola me Uellsin

05.06.2021 - 19:58

Kombëtarja shqiptare nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në Cardiff ndaj Uellsitm në ndeshjen e parë miqësore në qershor. Një sfidë me dy fytyra për kuqezinjtë tanë, një pjesë e parë e mirë dhe e dyta pa raste.

Shqipëria u shfaq më kërkuese në minutat e para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Uellsit, por pa një gjuajtje konkrete drejt portës.

Rast i artë për kuqezinjtë ishte në minutën e 16-të me anë të Rey Manaj, që provon një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, por sulmuesi ishte i pafat, pasi topi shkoi ngjitur me traun e portës.

Kombëtarja shqiptare qarkulloi më shumë topin, pavarësisht se pati edhe nervozizëm mes lojtarëve, ku u ndëshkuan Ismajli dhe Manaj me të verdhë. Tri goditje këndi për tanët, një për Uellsin, por asnjë rrezik në portat respektive.

Pjesa e dytë është ndryshe. Vendasit hyjnë më të vendosur në fushë dhe vendosin ekuilbrat. Shtojnë presingun dhe krijojnë dy raste të mira, por portiere Selmani tregohet në lartësinë e duhur. Hyrja në fushë e Bale në minutën e 71-të, u jep akoma më shumë zemër britanikëve.

Reja freskon sulmin dhe mesfushën, duke futur Cikalleshin, Seferin, Kallakun dhe Laçin, por nuk ka shumë ndryshim loja e kuqezinjve. Gjithsesi, mbyllet pa gola, një test me dy fytyra për Kombëtaren shqiptare. Më 8 qershor Kombëtarja do të luajë miqësoren tjetër, atë me Çekinë në transfertë.