MENU
klinika

Euro 2020, Grupi D

Shqiptarët e Maqedonisë nuk këndojnë himnin

13.06.2021 - 18:21

Maqedonia e Veriut debuton ndaj Austrisë në Evropian dhe për herë të parë u këndua himni i fqinjëve tanë në një kompeticion madhështor, pikërisht në stadiumin e Bukureshtit, ku skuadra e trajnerit Angelovski kërkon edhe rezultat.

Ata që ra në sy gjatë ekzekutimit të himnit maqedonas, ishin 4 futbollistët shqiptarë, Alioski, Bardhi, Ademi dhe Musiu, që zgjodhën të mos këndonin, duke respektuar në një farë mënyre edhe origjinën e tyre.

Të katërt këta futbollistë u graduan titullarë nga trajneri Angelovski, ndërkohë që pjesa tjetër e futbollistëve, e kënduan himnin, në këtë ndeshje historike për shtetin e tyre. Në stol janë edhe Bejtullai dhe Hasani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN