MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të kurohet zgjebja?

01.06.2021 - 10:11

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Doja t’ju pyesja lidhur mbi shqetësimin tim. Jam diagnostikuar me zgjebe rreth një vit më parë, por s’po më kalon. Kam kruajtje të forta sidomos natën. Kam marrë dhe mjekim, por pa rezultat.

Mjeku: Zgjebja (scabies) apo kroma është një sëmundje lëkure ngjitëse e shkaktuar nga një parazit të quajtur sarcoptes ( scabies). Zakonisht trajtohet mirë dhe kalon brenda pak ditëve, por në rast se neglizhohet/ nuk trajtohet në kohë mund të kthehet edhe në dermatit të egzematizuar post skabioz. Në varësi të rastit, mund të trajtohet me antistaminik, kortizonik, lokalisht ose nga goja. Trajtimi është familjar, pra duhet të mjekohen të gjithë pjesëtarët e familjes, pa harruar që duhet bërë sterilizimi i teshave.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E kemi dëgjuar shpesh së fundmi...

Çfarë është Ivermektina?

Dine Dine i internuari i përjetshëm

Kalvari në kampin e shfarosjes në Tepelenë