MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta ulim kolesterolin me ushqim?

07.06.2021 - 11:03

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta ulim kolesterolin me ushqim?

Mjeku: Fibrat bimore

Ndryshimet në dietë janë një armë e fortë në luftën për të ulur kolesterolin. Fibrat bimore që gjenden te drithërat e plotë janë një ndër to. Tërshëra, gruri i plotë, elbi i plotë, orizi i egër, fasulet, frutat me lëkurë dhe perimet, janë ndër burimet më të mira dhe zgjedhjet më të shëndetshme.

Vajrat esencial

Jo më shumë se 35% e kalorive ditore duhet të vijnë nga yndyrnat. Dhe për më tepër, lloji i tyre është po aq i rëndësishëm. Lloji me i dëmshëm është yndyra vegjetale e ngurtësuar, pra margarina. Me pas vijon gjalpi, dhjami i kafshëve dhe i bulmetit. Këtu mund të bëjnë përjashtim qumështi i dhisë dhe mishi i kecit apo i kafshëve të tjera të cilat rriten në natyrë dhe kullosin në gjelbërim pasi në dhjamin e tyre kanë me pak yndyrna të ngopura. Vajrat më të këshillueshëm janë vaji i ullirit dhe i linit të presuar në të ftohtë, avokado, arrat, bajamet dhe vaji i peshkut.
Vajrat vegjetal, të rafinuar të gatimit janë gjithashtu të dëmshëm pasi nxisin oksidimin e kolesterolit që qarkullon.

Dietat e varfra ne karbohidrate

Reduktimi i sheqernave në dietë, sidomos atyre të thjeshtë dhe preferenca e karbohidrateve komplekse ndikon pozitivisht në uljen e kolesterolit. Duke ulur karbohidratet në favor te yndyrnave esencial, arrihet një rritje optimale e kolesterolit të mirë HDL.

Kolesteroli dhe mbipesha

Nëse jeni mbipeshë dhe keni kolesterol të lartë, ulja e peshës do të shkojë respektivisht me uljen e kolesterolit të keq. Për më tepër, nëse perimetri i mesit tuaj është më shumë se i vitheve, atëherë rënia në peshë është domosdoshmëri për të fituar mirëqenien.

Ndërprisni duhanin

Lenia e cigares është e vështirë por ja ku keni një arsye më shumë. Kur ju ndërprisni duhanin, kolesteroli i mirë mund të rritet me 10%.

Aktiviteti fizik

Edhe nëse je i shëndetshëm por jo aktiv, fillimi i një programi aerobik ose kardio do të rezultojë në rritje prej 5% të kolesterolit të mirë brenda dy muajve të parë. Zgjidhni një aktivitet fizik që rrit ritmin e zemrës, si kërcimi, vrapi, noti apo hedhja me litar. Mjaftojnë 30minuta në ditë për të paktën 5 ditë të javës për t’ju dhënë gjithë përfitimet e mundshme.

Preparate bimore

Ka indikacione se hudhra mund të ndikojë në uljen e kolesterolit te keq, por suplementet e saj mund te kenë efekte anësore, sidomos kur shoqërohen me ilaçe. Bimë të tjera që ndihmojnë janë –farat fenugreek- dhe ekstraktet e zemrës se agjinares.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.