MENU
klinika

3 truke të thjeshta që ju ndihmojnë

Si të hiqni aromën e keqe nga këpucët gjatë verës?

18.06.2021 - 08:42

1. Çorapet

Veshja e çorapeve në çdo kohë mund të ndihmojë me këmbët me aromën e keqe. Çorapet, posaçërisht ato të bëra nga materiale që heqin djersën, mund të thithin djersën dhe të zvogëlojnë aromat.

2. Këpucët

Këpucët që kanë ajrosje mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rasteve të djersitjes dhe lagështisë. Njerëzit mund të kërkojnë këpucë që kanë panele rrjetë, të cilat lejojnë një ajrosje më të madhe.

Këpucët e bëra nga plastika janë pothuajse të garantuara për të kontribuar në erën e keqe të këmbëve, sepse ato nuk “marrin frymë” dhe nxisin djersitjen e tyre.

3. Zëvendësimi i shtresave që vendosen në këpucë

Një person gjithashtu mund të ndërrojë vazhdimisht shtresat poshtme të këpucëve me shtresa të cilat janë antibakteriale.

Një mundësi tjetër është blerja e një sprajti anti-bakterial ose dezinfektues që do të përdoret për pjesën brenda këpucëve. Sidoqoftë, ky opsion nuk është zakonisht aq efektiv sepse nuk lejon lejon që shtresat e këpucëve të thahen plotësisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”