MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të njohim alergjinë ndaj një ilaçi?

28.06.2021 - 10:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të njohim alergjinë ndaj një ilaçi?

Mjeku:Kur merrni një ilaç dhe ai provokon alergji, simptomat ndryshojnë dhe reaksioni mund të jetë i dy llojeve. Këshilla është që të ndërprisni menjëherë marrjen e ilaçit që në dyshimin e parë për alergji.

Reaksion i menjëhershëm

Këtu hyjnë ato që shfaqen menjëherë pas marrjes së ilaçit. Kjo ndodh gjatë marrjes së dozës së parë apo të dytë, me në distancë prej gjysëm apo një ore.
Në përgjithësi bëhet fjalë për reaksione në lëkurë si urtikaria, e shoqëruar me ënjtje të buzëve dhe syve. Në disa raste mund të shfaqen dhe reaksione të rënda si anafilaksia.

Reagim jo i menjëhershëm apo i vonë

Dhe këto reaksione zakonisht ndodhin në lëkurë. Më e zakonshmja është ekzantema, që mund të shfaqet deri në dy javë nga marrja e ilaçit. Dallohet për praninë e skuqjes dhe kruarjes dhe përhapet në pjesë të ndryshme të trupit.

Nëse një ilaç ju ka provokuar alergji mund të keni vuajtur nga mbindjeshmëria. Bëhet fjalë për një kuadër klinik më pak të zakonshëm e më pak të rrezikshëm, ku mund të ndodhë dhe një lloj ‘djegie’ e lëkurës. Në këto raste mund të jetë i nevojshëm dhe shtrimi në spital, pasi ka rrezik vdekjeje.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.