MENU
klinika

5 këshilla shumë praktike

Si të shmangim djersitjen e tepërt gjatë verës?

24.06.2021 - 09:07

Në këto ditë të nxehta të gjithë ne përballemi me problemin e djersës. Edhe pse rekomandohet që trupi ynë ka nevojë të djersijë, kjo gjë kthehet në shqetësim për pjesën më të madhe të njerëzve.

Por ka disa mënyra për të shmangur djersitjen e tepërt dhe të panevojshme.

Trupi juaj ka nevojë për shumë ujë dhe lëngje, kryesisht gjatë stinës së verës. Konsumoni më shumë lëngje, pije dhe sa më shumë ujë.

Veshjet e pambukut thithin djersën e trupit, ndaj duhen shmangur veshjet e ngushta dhe të ngjitura pas trupit. Gjithashtu shmangni mëndafshin, poliestrën dhe najlonin dhe zgjidhni veshje prej pambuku.

Përzgjidhni deodorantët që kanë aftësi mbrojtëse 24 orë. Mjekët rekomandojnë aplikimin e deodorantëve përpara se të bini për të fjetur.

Ushqimet pikante dhe pijet e nxehta rrisin tensionin e gjakut dhe aktivizojnë gjendrat e djersës.

Ushqimet e pasura me kripë nxisin dhe aktivizojnë gjendrat e djersës në trup.

Flini në një jastëk të freskët

Në mbrëmje përdorni një jastëk të freskët që mund të mbajë larg vapën dhe djersën duke ulur temperaturën e trupit.

Para se të flini, mbështilleni jastëkun me një qese dhe e futeni në frigorifer, në mëyrë që të jetë sa më i freskët gjatë natës kur ju të flini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga shenjat e rrezikut prej të nxehtit tek këshillat që duhen ndjekur

Çfarë të keni parasysh për ditët me temperatura ‘sahariane’