MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të shpëtoj nga thonjtë e futur nën mish

09.06.2021 - 10:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të shpëtoj nga thonjtë e futur nën mish?

Mjeku: Thonjtë e futur në mish duhet të trajtohen sapo ti e kupton problemin. Nëse ndërfutja e thoit në mish vihet re në kohën e duhur, pra para fillimit të infeksionit, disa metoda të thjeshta mund t’ju ndihmojnë për të shmangur përdorimin e terapive të tjera:

-Lani me ujë të ngrohtë këmbët tre ose katër herë në ditë.

-Për pjesën tjetër të ditës mbajini këmbët e thata.

-Vishni këpucë të rehatshme që të lënë hapësirë të mjaftueshme për gishtat. Nëse është e mundur, vishni sandale derisa të shëroheni.

Nëse thoi nuk përmirësohet brenda dy apo tre ditëve, ose nëse përkeqësohet, konsultohuni me mjekun tuaj.

Mund të jetë e nevojshme të ngrini lehtësisht cepin e thoit të hyrë në mish dhe të vendosni pak pambuk ose fill interdental mes tij dhe lëkurës.

Terapia kirurgjike

Nëse keni inflamacion, ënjtje dhe prani të tepruar të qelbit, thoi është i infektuar dhe keni nevojë për kujdesin mjekësor. Ndoshta mund të merrni antibiotikë dhe thoi mund të hiqet tërësisht ose pjesërisht. Mjeku mund të ndërhyjë në rrugë kirurgjikale për të hequr një pjesë të thoit, një pjesë të shtratit të thoit, një pjesë të indeve përreth dhe madje një pjesë të anësores së thoit.

Ndërhyrja kirurgjikale është e dobishme për të parandaluar që cepat e thoit të depërtojnë më tej në mish me rritjen e tij. Heqja e përhershme e thoit mund të rekomandohet për fëmijët që vuajnë nga thonjtë e futur në mish kronike dhe të përsëritura.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.