MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të ulim presionin e lartë të gjakut pa medikamente?

02.06.2021 - 08:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të ulni presionin e lartë të gjakut në 5 minuta pa medikamente

Mjeku: Në ditët e sotme, tensioni i lartë i gjakut është një nga kërcënimet më të zakonshme dhe të rrezikshme për shëndetin. Shpesh kjo gjendje ndodh si rezultat i stresit, obezitetit, ushqimeve të kripura, duhanit apo konsumimit të alkoolit. Mjeku i famshëm i klubit të futbollit të Moskës, Lu Hun Sen, zbuloi një sekret të lashtë të mjekësisë kineze e cila ndihmonte në normalizimin e presionit të gjakut. Në mjekësinë e tyre, çelësi i normalizimit të presionit të gjakut ishte shtypja (fërkimi) i disa pikave kyçe.

Pika 1 dhe 2

Nuk ka nevojë për masazh të fortë në këtë zonë. Thjesht përdorni gishtërinjtë tuaj dhe puthiteni butësisht dorën nga poshtë për lart (shikoni shigjetën e figurës). Kjo procedurë duhet bërë nga 10 herë në çdo anë.

Pika 3

Fillimi i kësaj linje fillon nga fytyra juaj në lartësinë e llapës së veshit, gati gjysmë centimetri nga veshi dhe përfundon drejt hundës. Ju duhet të masazhoni të dy anët me majat e gishtërinjve për 60 sekonda (ndiqni drejtimin e shigjetës si në figurë). Kini kujdes, mos ushtroni shumë presion.

Ne ju këshillojmë që ta përdorni këtë metodë të lashtë kineze sepse ka rezultuar e dobishme dhe nuk ju paraqet asnjë efekt anësor.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.