Edhe pse rreziku më i madh iku, sërish gjendja shëndetësore e Christian Eriksen mbetet në qendër të vëmendjes. Bota e futbollit dhe më gjerë mund të vazhdojë të tregojë optimizëm në lidhje me kushtet e Christian Eriksen.
Lajme pozitive përcjell Federata Daneze e Futbollit, përmes profilit të saj në Tëitter, ku ka lëshuar një buletin të ri në lidhje me shëndetin e mesfushorit, në pronësi të Interit.
“Ne biseduam me të këtë mëngjes, Christian iu dërgoi përshëndetje shokëve të tij të skuadrës. Gjendja e tij është e qëndrueshme, do të qëndrojë në spital për analiza të mëtejshme.
Update regarding Christian Eriksen. pic.twitter.com/YuKD9hS9LV
— DBU – En Del Af Noget Større (@DBUfodbold) June 13, 2021
Ekipi dhe stafi i ekipit kombëtar morën ndihmë psikologjike, e cila do të vazhdojë të jetë e pranishme pas episodit të djeshëm. Ne duam t’i falënderojmë të gjithë për mesazhet mbështesë ndaj Eriksen, nga tifozët te lojtarët, nga Familjet Mbretërore të Danimarkës dhe Anglisë, nga federatat kombëtare, nga klubet…
I ftojmë të gjithë të dërgojnë mesazhet e tyre në Federatën Daneze të Futbollit, ne do të sigurohemi që ato të arrijnë te Christian dhe familja e tij.” – shkruan federata daneze.