MENU
klinika

Lojtarët drejt bojkotit

Situatë e nderë në Brazil, trajneri drejt largimit

06.06.2021 - 17:23

Më 11 qershor, nuk do të nisë vetëm Kampionati Europian, por edhe Copa America, që do të zhvillohet në Brazil. Por vetë Selecao po kalon një situatë të nderë.

Lojtarët e Brazilit janë kundër zhvillimit të kompeticionit në vendin e tyre, pasi situata me koronavirus është përkeqësuar dukshëm. Futbollistët kanë paralajmëruar nëpërmjet kapitenit Casemiro se do të largohen nga kombëtarja dhe nuk do jenë pjesë e turneut.

Gjithashtu, në media flitet edhe mbi një largim të mundshëm të trajnerit Tite. Thuhet se ky i fundit po mendon largimin, pak ditë para fillimit të Copa America, diçka që do të krijonte një kaos total.