MENU
klinika

Kërkon t’i japë fund pushtetit të të atit

“S’mund të martohem”, Britney bën rrëfimin tronditës

24.06.2021 - 16:47

Britney Spears ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për betejën ligjore për t’i dhënë fund pushtetit të të atit ndaj saj.

Financat dhe çështjet personale të këngëtares janë kontrolluar nga Jamie Spears pas marrëveshjes ligjore të vitit 2008, kur po përballej me problemet e shëndetit mendor.

Ndërsa seancat janë mbajtur private, së fundmi ylli i muzikës ka nxjerrë në dritë të vërteta tronditëse për jetën e saj të kontrolluar këto vite dhe ka kërkuar me çdo kusht lirinë. Ajo thotë se kontrolli i plotë mbi jetën dhe zgjedhjet e saj nga i ati, e kanë bërë të ndihet e turpëruar dhe e traumatizuar.

Britney Spears: Stars send messages of support after conservatorship court speech | Ents & Arts News | Sky News

Ylli i muzikës gjithashtu tha se kjo marrëveshje, të cilën e vlerësoi si abuzive, e ka penguar të krijojë një familje me të dashurin, Sam Asghari. “Unë dua të jem në gjendje të martohem dhe të kem fëmijë. Më thanë që nuk jam në gjendje të martohem. Unë kam një IUD brenda meje kështu që nuk do të mbetem shtatzënë por kjo e quajtur ‘skuadër’ nuk më lejon të shkoj te mjeku sepse nuk duan që unë të kem fëmijë të tjerë.”, tha Britney.

Britney Spears dhe Sam Asghari në premierën e Once Upon A Time In Hollywood në LA në Korrik 2019

Më tej, Britney tha se heshtja e saj ka krijuar përshtypjen në publik se i ka miratuar këto rrethana. “Jam gënjyer dhe i kam thënë të gjithë botës se jam mirë dhe e lumtur. Unë kam qenë në mohim, në shok. Jam traumatizuar.”, tha këngëtarja.

Gjithashtu, Britney zbuloi se ka marrë ilaçe kundër vullnetit të saj. “Unë meritoj të kem një jetë. Kam punuar gjithë jetën time, duke kërkuar që kjo të mbaronte. Ndihem e zënë ngushtë, e ngacmuar, e lënë jashtë dhe vetëm. Jam lodhur duke u ndjerë vetëm. Dhe unë meritoj të kem të njëjtat të drejta si çdokush”, ka thënë ndër të tjera ajo. /abcnews.al

Njerëzit protestojnë në mbështetje të yllit të muzikës Britney Spears në ditën e një seance dëgjimore të çështjes së konservatoritetit në gjykatën e Stanley Mosk në Los Angeles