MENU
klinika

Grupi E

Spanja gjen golin e parë në Euro 2020

19.06.2021 - 21:49

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Grupit E mes Spanjës dhe Polonisë. Iberikët udhëheqin 1-0, goli i parë për ta në këtë Evropian, që mund të jetë me shumë vlerë në fund.

Alvaro Morata ka zhbllokuar ndeshjen kundër Polonisë në minutën e 25-të. Gerard Moreno ka goditur drejt portës dhe sulmuesi i Juventus e ka dërguar topin në rrjetë dy hapa larg portës.

Goli është anuluar fillimisht nga anësori, që ndoshta është nxituar. Më pas është konfirmuar nga VAR, me të drejtë. Gjithsesi, anësori duhej të kishte pritur dhe jo direkt flamurin ngritur. Në fundin e pjesës së parë, Lewandowski ka humbur mundësinë më të pastër, pas shtyllës që goditi shoku i ekipit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN