Zgjohet aktiviteti shpërthyes, mbrëmjen e djeshme, i vullkanit Etna, në Siçili, me një burim spektakolar zjarri nga juglindja e kraterit, i shoqëruar nga emetime të reja shpërthyese që tejkaluan lartësinë prej nëntë kilometrash mbi nivelin e detit, shtyrë nga era në një drejtim të lindjes.
Në Etna u regjistruan dy vërshime llavash.
Njëra, pjesa e përparme e së cilës duket se është në një lartësi prej 2, 900 metra mbi nivelin e detit, ndërsa tjetra nga skaji lindor, por pa tejkaluar bazën e kraterit.
Faza e re shpërthyese e vullkanit më të lartë aktiv në Europë, megjithatë nuk ka asnjë ndikim në operacionet e aeroportit ndërkombëtar ”Vincenzo Bellini”, në Catania.