Izmir Smajlaj e dërgon në dy numrin e sportistëve të atletikës kuqezi në Lojërat Olimpike. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, me anë të një postimi në faqen zyrtare, bën të ditur se shkodrani ka marrë ftesë për të marrë pjesë në veprimtarinë madhore sportive që do të mbahet më datat 23 korrik–8 gusht në Tokyo.
Smajlaj po kalon një formë shumë të mirë sportive. Rreth një muaj më parë, 28-vjeçari vendosi edhe një rekord të ri kombëtar në garën e kërcimit për së gjati.
Përveç Izmir Smjaljat, atletika do të ketë në olimpiadë edhe Luiza Gegën. Kjo e fundit, falë rezultateve të shkëlqyera të dëshmuara garë pas gare, ka arritur ta sigurojë me normë kualifikim për në “Tokio 2020”.
Ndërsa sportistët e tjerë shqiptarë që do të jenë pjesë e Olimpiadës janë Briken Calja dhe Erkand Qerimaj nga Peshëngritja, nga noti Kledi Kadiu dhe Nikol Merizaj, në gjimnastikë Matvei Petrov, si dhe në qitje Manuela Deliaj.