MENU
klinika

NBA, play-off

Suns fitojnë ndeshjen e parë finale në Perëndim

21.06.2021 - 00:26

Phoenix Suns e nisi mirë serinë e ndeshjeve finaleve në Konferencën e Perëndimit në NBA, duke mposhtur në shtëpi 120-114 Los Angeles Clippers. Një sfidë e vendosur në periodën e katërt, pasi tri të tjerat ishin në barazpeshë totale.

Perioda e para përfundoi 1-1, ndërsa e dyta vetëm me 3 pikë avantazh për vendasit, 36-33, ndërsa në të tretën kundërpërgjigjen miqtë me 36-39. Minuta e para të periodës së tretë ishin vendimtare, teksa Suns shkëputen në 8 pikë. Fundi është dramatik, por triumfon Suns.

Në këtë sfidë shkëlqeu Booker për Suns me një triple-double, 40 pikë, 13 rebound dhe 11 asiste, duke bërë të pavlefshme 34 pikët e George dhe 24 të Jackson. Për miqtë mungonte ylli i skuadrës, Leonard.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN