MENU
klinika

NBA, play-off

Suns kalojnë në finale, Bucks barazojnë Nets

14.06.2021 - 09:34

Është mësuar skuadra e parë finaliste në Konferencën e Perëndimit në NBA. Phoenix Suns fitoi edhe ndeshjen e katërt ndaj Denver Nuggets, të fundit 125-118 në transfertë dhe mbyll llogaritë 4-0 në serinë e gjysmëfinaleve.

Shkëlqeu dyshja e Suns, Paul-Booker, përkatësisht me 37 dhe 34 pikë e 11 rebound. Ylli i Denver, Nikola Jokic, nuk ishte në formën e duhur, duke shënuar 22 pikë. Në finale Phoenix do të pres fituesin e duelit Utah Jazz-Los Angeles Clippers, me këtë të fundit që udhëheq 2-1.

Rivalitet në çiftin gjysmëfinal në Konferencën e Lindjes mes Milwaukee Bucks dhe Brooklyn Nets. Bucks barazojnë 2-2 serinë e ndeshjeve pasi kishin humbur dy sfidat e para, duke fituar të funditnë shtëpi 107-96.

Edhe njëherë tjetër Giannis Antetekounmpo bëri liderin për ekipin e tij, teksa shënoi 34 pikë dhe 12 rebound, duke sfumuar yjet e Nets, si Durant e Irving, teksa Harden nuk luajti. Trajneri i Nets largoi gjithë formacionin titullar në 4 minutat e fundit, pasi pa se nuk mund të ndryshonte sfidën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN