MENU
klinika

Pas suksesit me “Ti harro”

Tayna dhe Azet kanë rezervuar surpriza të tjera

20.06.2021 - 13:13

Ndërsa po shijojnë suksesin e “Ti harro”, Tayna dhe Azet po përgatiten për surprizën e radhës. Dyshja, që sapo kanë publikuar një nga këngët më të pritura të verës do të bashkojnë sërish forcat.

Burime për Prive kanë konfirmuar se pas “Ti harro”, me të cilin e nisën verën, në Gusht, Tayna dhe reperi do të mbyllin sezonin. Dyshja do të sjellë sërish një duet të titulluar “Tequila”. Do të jetë një miks i gjuhës gjermane dhe shqipe.

Tayna pritet të sjellë një tjetër duet si dhe një këngë solo, videoklipi i së cilës është xhiruar në Shqipëri. Pak kohë më parë, Tayna është përfolur se do të bashkëpunojë me Don Xhonin megjithëse ende nuk ka konfirmuar asgjë. Si duket, Tayna do të jetë kryefjalë e këtij sezoni.