MENU
klinika

Vrasja e studentes 20-vjeçare në Greqi

Pas 8 orësh pyetje në polici, bashkëshorti pranon autorësinë…

17.06.2021 - 19:51

Bashkëshorti i studentes 20-vjeçare e cila u gjet e vrarë disa javë më parë në Greqi, ka pranuar autorësinë e krimit. Mediat greke bëjnë me dije se pas 8 orësh pyetje nga policia greke, 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos ka pranuar këtë të enjte se ka qenë ai që ka vrarë bashkëshorten e tij.

Ai rrëfeu tek autoritetet se bashkëshortja e kishte kërcënuar se do merrte fëmijën 11 muajsh dhe do të largohej. Provat që kishte siguruar policia ishin të pakontestueshme ndaj 32-vjeçari u detyrua që të pranojë fajin çka çoi dhe në arrestimin e tij.

PROVAT QË FUNDOSËN AUTORIN

Pas më shumë se një muaji hetimesh, policia arriti të gjejë prova të mjaftueshme për të identifikuar 32-vjeçarin si autor të vrasjes së studentes 20-vjeçare. Në deklaratat që ai ka dhënë në polici kanë qenë kontradiktore.

Së pari, nga ekspertiza shkencore që i është bërë të gjitha provave, ora biometrike e 20-vjeçares regjistroi një rritje të shpejtë në rrahjet e zemrës së saj gjatë kohës së krimit dhe më pas kjo shenjë jetike u ndal.

Së dyti, rezulton se bashkëshorti ka dhënë deklaratë të rremë. Ai është shprehur në polici se grabitësit hynë në shtëpi dhe e kanë lidhur me litar, por nga analizimi i celularit të tij, aplikacioni që mat hapat e bërë, ka regjistruar lëvizje të tij nëpër shtëpi.

Së treti, kamerat e sigurisë rreth shtëpisë duket sikur nuk kanë regjistruar momentin kur kanë hyrë grabitësit, duke hedhur dyshimin se ato janë fshirë.

MARRËDHËNIA E ÇIFTIT

Ashtu siç ka deklaruar dhe 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos përpara policisë, çifti ka pasur mosmarrëveshje gjatë kohëve të fundit. 20-vjeçarja i ka kërkuar divorcin bashkëshortit dhe e ka kërcënuar se do të largohej nga shtëpia me fëmijën. Ky është motivi me të cilin bashkëshorti i saj sqaron krimin e rëndë.

SI NDODHI VRASJA

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 11 maj në zonën e Glyka Nera në perfieri të Athinës. 20-vjeçarja Caroline Crouch u gjet e vrarë në papafingon e shtëpisë së saj pranë foshnjës 11-muajshe.

Ishte vetë bashkëshorti i cili lajmëroi policinë duke deklaruar se 3 persona hynë në banesë për të grabitur. Më tej ai tregoi se grabitësit e lidhën 32-vjeçarin në një karrige ku më pas i ka rënë të fikët.

Deklaratat e tij vunë në lëvizje autoritetet greke për të kërkuar 3 autorët e “grabitjes” duke i shtrirë kërkimet e tyre në Shqipëri, Rumani dhe Gjeorgji. Por sa më shumë hetonin, aq më shumë autoritetet iu afruan të vërtetës duke dalë në konkluzionin se nuk ka ndodhur asnjherë grabitja, deri në momentin që bashkëshorti pranoi autorësinë e krimit.

Greqia mban hapur mundësinë me Turqinë

Dialog? Dendias: Ndodh vetëm nëse Ankaraja ndal provokimet

Kërkon ndihmë nga Shqipëria!

Greqia nuk ka punëtorë sezonalë

“Mbante gati dorën në këmbëzën e pistoletës”

Si drejtonte shqiptari “Esko” grupet kriminale në Athinë