MENU
klinika

Arrestohet 35-vjeçari shpallet në kërkim vëllai i tij

Tentuan të kalonin kanabis me varkë

20.06.2021 - 10:36

Një tjetër rast i tentativë së kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Pogradec. Policia njofton se në pranga ka rënë një person, ndërsa është shpallur në kërkim edhe vëllai i tij, pasi akuzohen se tentuan të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit liqenor.

Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis, mjete dhe pajisje të tjera të cilat shërbenin për këtë aktivitet kriminal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 35 vjeç dhe  shpallën në kërkim vëllain e tij F. P., 29 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit. Falë veprimeve të mirëorganizuara, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., duke tentuar të trafikonte 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis”, njofton policia.

Po ashtu bëhet e ditur se është sekuestruar 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një varkë, dy motorë uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkuan përsëritje të zgjedhjeve

KAS rrëzon kërkesën e PD për Korçën dhe Elbasanin


"Lidershipi po e kthen partinë në klienteliste"

Dorëhiqen Sekretari i PD dhe 13 anëtarë Kryesie në Korçë

Dy vite hetim për një aksident/ “Dua drejtësi që djali të mos torturohet”

Qytetarja denoncon tek Olsian Çela zvarritjet e hetimeve

Vetëm kryeprokurori urdhëron një zgjatje të tillë afatesh

Prokuroria e Pogradecit shkel ligjin, dy vjet hetim për një aksident