MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Teuta fiton finalen e parë të play-off

05.06.2021 - 21:51

Finalja e parë e play-off në basketbollin e meshkujve në vendin tonë përfundoi me fitoren e Teutës, që mposhti 90-77 Goga Basket. Edhe pse sfida luhej në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga”, ekipi vendës nuk arriti të përfitojë nga faktori fushë, duke bërë një ndeshje të dobët.

Ndeshja nisi e ekuilibruar dhe peridoda e parë mbyllet 24-23 për Teutën, që nis të shkëputet në çerekun e dytë, duke luajtur më mirë (47-36). Këtë diferencë, ekipi durrsak e ruan deri në fund, duke mos lejuar Gogën të afrohet (67-54 perioda e tretë).

Me gjithë përpjekjet e shumta të Goga Basket (Djokovic me 16 pikë shënuesi më i mirë), Teuta arrin të ruajë avantazhin (Straëberry me 25 pikë shënuesi më i mirë), duke e merituar fitoren. Pas 4 ditësh, sfida e radhës në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.