MENU
klinika

Sipas "Bild"

Tre arsyet pse Gjermania mund të fitojë Evropianin

09.06.2021 - 18:30

Shprehja e famshme e legjendës angleze Lineker se “Futbolli është një loë që luhet 11 kudër 11, por në fund fitojnë gjermanët” u vërtetua edhe njëherë tjetër disa ditë më parë kur Gjermania U-21 fitoi Evropianin e kësaj grupmoshe.

Por nuk është kjo arsyeja pse Gjermania mund të triumfojë edhe një Evropianin e të rriturve dhe as shtatë golat e shënuar në miqësoren ndaj Letonisë dy ditë më parë në miqësore.

Gazeta gjermane “Bild” tregon tri arsyet pse pancerat mund të triumfojnë në Evropian, një sukses që mungon prej vitit 1996, atëherë i fituar në Wembly ndaj Republikës Çeke fal një “golden gol” të Oliver Bierhoff.

1.Mentaliteti i fituesit – Trajneri Low tha në një intervistë para disa ditësh se atmosfera në skuadër është shumë ndryshe nga ajo e para Botërorit të 2018. Lojtarët kanë një komunikim më të ngushtë me njëri-tjetrin, ata kanë kuptuar se për të fituar në fushë duhet të jenë sa më të afërt edhe jashtë saj.

Kritika e hapur ndaj Sane nga shoku i tij i skuadrës, Joshua Kimmish u pa si një veprim pozitiv. Disa ditë më pas, ndaj Letonisë, Sane dhe Kimmish vallëzuan me njëri-tjetrin në fushë duke dhuruar spektakël.

2.Grupi i bashkuar dhe freskia – Lojtarë që vrapojnë dhe që ndihmojë njëri-tjetrin. Gjermania e së hënës dha një sinjal pozitiv duke treguar se nëse luan me intensitet dhe agresivitet, mund të mund këdo. Manuel Neuer tha pas ndeshjes se kjo skuadër është gati për t’u përballur me kampionët e botës, një sfidë që do të luhet të martën në “Allianz Arena” të Munchen.

Shumë tifozë ishin skeptikë për formën e lojtarëve të cilët vijnë nga një sezon i stërmundimshëm me klubet e tyre, por ndeshja me Letoninë tregoi se dhe ata që luajtën ndeshjen e fundit në finalen e Champions-it, ishin të freskët.

Grumbullimi i gjermanëve nisi më 1 qershor në Austri, u programua në atë mënyrë që lojtarët të kishin sa më pak ngarkesë fizike. Low u fokusua më shumë në aspektin taktik dhe të gjitha seancat kishin në përbërje ushtrime në fushë me topin duke praktikuar aksione loje.

Një tjetër arsye që mund ta ndihmojë skuadrën është fakti që boshti i saj (lojtarët e Bayern) kanë pasur një kohë më të gjatë pushimi, pasi bavarezët kanë siguruar kampionatin disa javë para përfundimit.

3.Shansi i fundit për Low – Ashtu siç është bërë e njohur Joachim Low, nuk do të jetë më pjesë e kombëtares gjermane pas përfundimit të Europianit. Trajneri që fitoi Kupën e Botës me “Pancerat” kërkon të bëjë edhe një sforco të fundit për t’i dhuruar kombit të tij një trofe që mungon prej 25 vitesh. Një mision të cilin Jogi kërkon që ta përmbushë me “ushtarët” e tij të besuar në fushën e lojës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ishin pjesë e Super League Europiane

22 mln euro gjobë për 6 klubet e Premier League

Rrëfimi prekës i Gianluca Viallit

“Nuk dorëzohem, shpresoj që tumori të lodhet”