MENU
klinika

Kultivonin kanabis në një zonë të pyllëzuar

Tre në pranga dhe dy në kërkim, në banesën e 83-vjeçarit u gjetën…

06.06.2021 - 10:41

Tre persona kanë përfunduar në pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Elbasan.

Gjatë kontrollit masiv të territorit, policia në Elbasan ka  evidentuar një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Të arrestuarit janë M. B., 32 vjeç, D. B., 39 vjeç, banues në Elbasan dhe F. G., 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, Tiranë.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve L. B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.

Personat më sipër kishin kultivuar fidanë cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e 83-vjeçarit I. B. u gjetën 26 fishekë dhe fara kanabisi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasagjerja bie nga mjet dhe ndërron jetë në spital

E rëndë në Elbasan, autobusi përfshihet në aksident